Postuar nga: Telnis Skuqi | 22 Tetor, 2010

Reportazh / Sarandë: “plaga” ku qyteti lengon nga ligji 7501

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Qyteti i Sarandës, 260 km larg nga Tirana në skajin më jugor, që u ndërtua për turizëm, dy dekada më pare mbulohej nga gjelbërimi, ndërsa sot mbivendosja e pronave pengon zhvillimin e tij, thotë Agim Mato, 63 vjeç administrator i shtëpisë botuese “Milosao”. “Ky është fakt. Saranda është betonizuar”, thotë Mato, duke nënvizuar se ligji 7501 ka sjellë vetëm probleme të mprehta sociale në këtë qytet.
Mato mendon se “kolonizatorët” pas viti 1991, e kanë keqpërdorur shancin, pasi ata kanë ndërtuar pa respektuar plani urbanistik.
“Urbanistika e transformuar e Sarandës, është “plaga” ku qyteti lëngon, por kjo është e pashmangshme në kushte zhvillimi të ethshëm, në dobi të turizmit”, mendon Mato, ish-pronar.
Sipas tij, ky qytet nuk shërohet, sado i sukseshëm të jetë operacioni, nëqoftëse nuk vihet pika mbi “i”.
“Pothuajse të gjitha objektet të ligjshme apo të paligjshme që janë ndërtuar gjatë 20 vitet të fundit nuk ka një vendparking. Numri i popullsisë për dendësi është rritur dhe fatkeqëissht nuk respektohet plani urbanistikë, edhe pse në letra ekziston”, pohon Mato.
Panajot Gunari, drejtori i zyrës së urbanistikës pranë Bashkisë së Sarandës, e cilëson ligjit 7501, si “kancerin” i qytetit.
“Çështja e pronave është bërë pengesë për zhvillimin e qytetit, si pasojë e ligjit 7501”, thotë Gunari, duke shtuar se sikur ky ligj të mos ekzistonte për Sarandën, atëherë ky qytet do të kishte një tjetër panoramë.
Për të, tashmë duhet një tjetër plan urbanistik, pasi aktuali çalon në disa drejtime.
“Qyteti është një përzierje e arkitekturës italiane, sipas modelit Porto Eda, arkitekturës komuniste e asaj të tanishmes, që mund të quhet e tranzicionit. Plani i ri duhet të marrë në konsideratë pikërisht dhe stilin arkitektonik të ndërtimit”, shpjegon Gunari.
Sipas tij, miratimi i shpejt i planit të ri urbanistik do ta frenonte shkatërrimin e mëtejshëm të qytetit bregdetar.
“Më mirë vonë se kurrë! Parlamenti duhet të miratoj një ligj që disiplinon marrëdhëniet midis “kolonizatorëve” dhe ish-pronarëve, në mënyrë që të vazhdojë t’u ofrojë pushuesve vlerat dhe bukuritë e trashëguara nga shekujt”, mendon Gunari, duke nënvizuar se në Sarandë janë ndërtuar mbi 3500 objekte informale, ndërsa 800 ish-pronarë presin të shpronësohen.
Gunari kujton se dy vite më parë, ekspertët e Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ), kanë treguar interes për të investuar në fushën e turizmit elitar, por më parë ata kërkuan si kanë ecur procesi i regjistrimit e hipotekimit të pronave.
“Ligji shqiptar e lejon blerjen e trojeve apo pronave të tjera nga të huajt, por blerje të tilla kanë koeficient të ulët sigurie”, thotë Gunari, duke nënkuptuar se nëse një huaj vendos të blejë një trualll apo pronë në Sarandë, ai është i interesuar t’ia blejë ish-pronarit dhe jo personave që kanë përfituar nga ligji 7501.

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Kategori

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 563 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: