Postuar nga: Telnis Skuqi | 18 Nëntor, 2010

Reportazh / Gjirokastra: Qytet me institucione pa faqe interneti

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një ditë më parë, Arbër Matushi, 20 vjeç, student i vitit të dytë në ekonomi, i apasionuar pas kompjuterit, më kot “lundronte” në internet për të gjetur informacione për Bashkinë e Gjirokastrës. Ai thotë se këto të dhëna i kërkonte për efekte studimi, por fatkeqësisht pushteti vendor nuk disponon një faqe interneti.
“Është e habitshme. Në qytetin e Gjirokastrës, përveç Universitetit “Eqrem Çabej”, asnjë institucion nuk ka një faqe interneti”, shprehet Arbëri, duke shtuar se sot në botën e dixhitalizimit edhe një njeri i thjeshtë ka një faqe interneti, mjafton vetëm 70 euro në vit.
Gjatë bashkëbisedimit Arbëri thotë se ky fenomen ndeshet edhe në institucionet të tjera në jug të vendit, si Prefektura, Këshilli i Qarkut apo drejtoritë rajonale që kanë ndikim të drejpërdrejtë në jetën e publikut.
Klodian Lula, specialist networku, tregon se shumë pedagogë apo intelektualë janë treguar të gatshëm të publikojnë studimet e tyre, por fatkeqësisht pushteti vendor nuk ka treguar interes.
“Mbaj mend që një pedagoge ka ofruar falas një studim të hollësishëm për rolin e gruas dhe lëvizjet demografike në qytetin e Gjirokastrës, por pushteti vendor e refuzoi, me justifikimin e mungesës së faqes së internetit”, shprehet Lula.
Sipas tij, në Gjirokastër janë hapur mbi 250 faqe interneti personale, me kapacitet të mjaftueshëm, që mund të rezervosh informacione për 25 vjet.
“Është e çuditshme. Njerëzit paguajnë 70 euro në vit për mirëmbajtjen e faqes, ndërsa institucionet ngurojnë”, mendon Lula.
Entela Bani, gazetare, mendon se në Gjirokastër numri i përdoruesve të internetit është në rritje, por institucionet nuk kanë interes të komunikojnë vizualisht me publikun.
“Sot shumë qytetarë paguajnë nëpërmjet internetit faturat e energjisë, ujësjellësit apo taksat vendore. Ky është një hap cilësor. Mendoj se me këtë rritëm duhet të ecin edhe institucionet, pasi kështu lehtësohet komunikimi dhe bëhet më lehtë jeta e taksapaguesve”, pohon Entela.
Entela tregon se Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastër është institucion i vetëm që ushtron të drejtën e informimit, duke raportuar çdo ditë me postë elektronike (email) punën e saj, pavarësisht se policia lokale nuk disponon një faqe zytare interneti.
Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, e vlerëson pozitive komunikimin vizual me publikun dhe gazetarët.
“Të them të drejtën kam shpëtuar nga ata (gazetarët)”, thotë me humor Mullai, duke nënvizuar se falë shfrytëzimit të internetit shpenzimet janë ulur, ndërsa cilësia e shërbimit është rritur.
Eljana Mosho, shefe e departamentit të marrëdhënieve me publikun pranë Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, shprehet se hapja e faqes zytare së internetit ka ardhur si domosdoshmëri, pasi shumë studentë janë të interesuar të informohen me strukturën dhe mbarëvajtjen e këtij institucioni.
“Sivjet, për herë të parë, janë paraqitur shumë studentë nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut. Falë informacionit që siguruan përmes internetit ata nuk humbën kohë për t’u regjistruar dhe brenda ditës ishin pranë familjes së tyre”, përfundon Mosho.

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Kategori

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 564 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: