Reportazh / Gjirokastër: Artizanet serbe të Kosovës pjesëmarrëse në panairin e Gjirokastrës

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Belgjyrame Muharremi nga Prishtina (Kosovë), është një nga 40 pjesëmarrëset e edicionit të pestë të “Panairit Kombëtar të Trashëgimisë dhe Artizanatit”, që u çel mbrëmë (e premte) dhe përfundon të dielën në qytetin e Gjirokastrës.

Ajo ka ardhur të përfaqësojë në këtë panair 360 qëndristare, 60 prej të cilave serbe të Kosovës.
“Prodhimet tona kanë treg të sigurtë dhe kjo garanton një të ardhme për të gjitha gratë qëndistare, pavarësisht kombësisë”, thotë Belgjyrameja, drejtore e Qendrës së Gruas, me seli në Prishtinë.
Belgjyrameja tregon se kjo organizatë është themeluar në vitin 1999, në Shkup të Maqedonisë, dy muaj pasi familja dhe 750 mijë bashkëatdhetarët të saj u detyruan të shpërnguleshin forcërisht nga ushtria serbe.
“Gjatë qëndrimi tim në Maqedoni, sëbashku me disa gra kosovare, ndërmorëm një iniciativë për të ngritur Qendrën e Gruas, me qëllim riaktivizimin e traditës shumëshekullore, qëndistarinë. Të them të drejtën ia dolëm mbanë, kjo falë edhe dashamirësisë së disa organizatave ndërkombëtare”, thotë Belgjyrameja.
Për të, situata sot ka ndryshuar totalisht qysh prej themelimit dhe dera e këtij institucioni është e hapur për të gjithë.
“Paragjykimet janë hedhur tutje. Asnjë anëtare e kësaj organizate, pavarësisht prejardhjes, nuk pengohet, përkundrazi trajtohen si “ujë të pakët”, pasi këto gra përfaqësojnë denjësisht traditat më të vyera të pakicës serbe në Kosovë”, vlerëson Belgjyrameja.
Në panairin e V-të të Gjirokastrës, vijon drejtuesja e qendrës së gruas, tre gra serbe përfaqësohen me katër prodhime, të gjitha të punuara me dorë.
“Janë punime të mrekullueshme, të qëndisura me shumë mjeshtëri dhe të destinuar për të kapur tregun me lehtësi”, thotë Belgjyrameja.
“Punimet tona preferohen shumë të të huajt, por edhe vendasit nuk qëndrojnë pas”, shprehet Belgjyrameja.
Ikballe Hajdari, bashkëkombësia e Belgjyramesë, e cila ndjek bisedën, mendon se artizanati në Kosovë vazhdon të jetë e përhapur, jo se nuk preferohen prodhimet industriale, por kjo traditë është trashëguar gjithmonë nga brezi të brez.
“Ne punojmë për të mos e shuar traditën shumëshekullore”, shprehet Ikballja nga Gjilani.
Në Kosovë, tregon Ikballja, çdo familje kontribuon për t’i përcjellë rinisë këtë traditë, e cila vitet e fundit ka tendencë të largohet.
Ikballja thotë se fista (punime dore) dhe aknageshi (centro punuar me grep), janë shumë të preferuar në Kosovë, pasi këto punime tradicionale janë pajë nusërie dhe përdoren shumë nga bashkëkombasit e saj.
“Çdo familje në Kosovë ka në shtëpi një fista ose aknageshi. Ato janë punuar me shumë kujdes, madje në disa raste, sipas porosisë, përdoret edhe fije ari”, tregon Ikballja, e cila ka bërë 12 orë rrugë për të mbërritur në panairin e Gjirokastrës.
Artizania kosovare nuk lë pa përmendur arkitekturën mesjetare të Gjirokastrës dhe njerëzit që jetojnë në këtë qytet, pasuri botërore e UNESCO-s qysh prej vitit 2005.
Ajo thotë se panairi i përshtatet Gjirokastrës dhe është pikë frymëzimi për të krijuar dizanjime të bukura për të ardhmen.
“Pa asnjë mëdyshje, Gjirokastra ofron mundësi për ta hedhur në fista. Kallëdrëme dyngjyrëse, bardhë e zi, arkitektura e banesave, si dhe njerëzit janë të mrekullueshëm”, pohon Ikballja.
Ndryshe nga dy artizanet kosovare, Ilirjana Kambo nga Erseka, përfaqësohet në këtë panair me qylymat, që fatmirësisht kjo zonë shquhet për prodhimin e këtyre punimeve.
Sipas saj, shumë konsumaatorë shprehin dyshime të mëdha në dallimin themelor të qilimave dhe qylymave.
“Qylymat punohet me lëkurë, ndonjëherë shfrytëzohet nuancat e bardha pambuk. Qylymat për dallim nga qilimat nuk përpunohen me skica të gatshme, por dizajni dhe ngjyrat varen nga mjeshtri që i end”, shpjegon Ilirjana, duke saktësuar se qylymat punohen horizonalisht, ndërsa qilimi vertikalisht.
“Qylymi dhe qilimi të punuara me dorë kanë disa veti të përbashkët, jetojnë mbi 100 vjet, nuk humbasin cilësinë, as shkëlqimin”, shpjegon Ilirjana.

About these ads

5 Comments

  1. A thua krenohet Z.Muharremi me prezentimin e tre grave serbe te Kosoves duke mare parasysh se sa shume gra shqiptare ne Kosove jetojne dhe mbijetojne me pune te dores.Por pasi qe ajo nuk perballet me to i ka mbete vetem e vetem fama dhe nama neper shtetet fqinje per prezentimin e grave serbe ( kohen e ka te teperte dhe tash miret me gra serbe) por nuk eshte e quditshme se edhe nje pjese e familjes se saj jeton ne Serbi dhe duhet pa tjeter te beje edhe perfaqsimin e grave serbe.

  2. Parimisht te gjithe ne pajtohemi se panairet nuk duhet te ngaterrohen me politike.Por dua te beje nje pyetje a thua pse minoriteti serb nuk eshte paraqitur vete ne kete panair por eshte dashte qe nje GRUA INTELKTUAL SHQIPTARE e siç e quan vetemn te perfaqsoj tri gra serbe ne kete panair.Per ti bere favor bashkesis nderkombtare,per perkrahje financiare nga nderkombtaret apo per nje paraqitje ne faqet e gazetave dhe te mjeteve elektronike te informimit.Dihet se edhe vjete ne panairin e Gkirokastres e njejta zonje ka fitu nje çmim per artizanatet e Kosoves.Edhe atehere jane perfaqsuar te gjitha grate e Kosoves ( vjene pyetje se ndoshta pozita e saj gruaja e nje biznismeni te forte ne Kosove ja mundesoh te gjitha çmimet dhe faqet e gazetave).A keni menduar ju per kete gje.

    • hasime e dashur!
      E vleresoj shqetesimin tuaj. Personalisht jam gazetar dhe jo prokurore. Nje gazetar i mire kap teme dhe nuk perfshihet ne debate te brendshme, ne mos gabofsha (si konkurrenca apo inate personale).
      Ne fakt eshte tregu qe percakton se kush eshte i suksesshem, jo gazetari.
      Gazetari kap detajin per te nxjerre temen dhe me pas realizon reportazhin.
      Besoj se deri ketu u kuptuam.
      Me repsekt, autori Telnis Skuqi

  3. Sa per informim dhe per gazetarin e juaj nuk kam as inat e as konkurrence me JU apo me panairet e artizanatev e me se paku per Z.Muharremi. Profesioni im nuk eshte per artizanete por per çeshtje me te nderlikuar se nje panair.
    Nje gazetar vlersohet kur kape detale te guximshme dhe pastaj nxjere tema e jo qe te kape detale e te nxjerre tema perfituse.
    Kjo nuk eshte çeshtje e prokurorise por çeshtje kulturore dhe edukative.
    Tregu kape gjithçka dhe sukseset e tregut mvaren nga paraja.
    Ju deshiroj suksese ne tema shume te mira dhe edukative dhe me vjene keq qe shkrimet e mija i keqkuptuat dhe perdoret nje gjuhe shume te ashper ( si inate dhe konkurrence) per ju dhe per mua.
    Kaq sa i perket ketij panaire .
    A juve si autor ju deshiroj shume suksese ne te ardhmen dhe tema me joshese se kjo qe e keni be pas 12 viteve per Kosoven.
    Me RESPEKT per punen e juaj gazetareske.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s