MJERANËT

Nga Telnis Skuqi

Nëse një qytetarë sot ndeshet me një hall, ai patjetër do të përplaset me arrogancën e lesh(ëistave) që janë punësuar pameritë në administratën publike.
Gjirokastra, fatkeqësisht, është prekur nga kjo “sëmundje” që duket e pashërueshme, por në fakt është e kurueshme.
E gjithë administrata publike është kthyer në një gërmadhë, ashtu si gërmadhat gjirokastrite që po bie një nga një dhe “meritë” për këtë gjëmë ka kandidati i LSI, Vangjel Tavo, i cili asnjëherë nuk është interesuar për dramën e qytetit të gurtë. Vazhdoni leximin

PSE?

ATTENTION EDITORS - VISUAL COVERAGE OF SCENES OF INJURY OR DEATH - A body is seen on the ground July 15, 2016 after at least 30 people were killed in Nice, France, when a truck ran into a crowd celebrating the Bastille Day national holiday July 14. REUTERS/Eric Gaillard

ATTENTION EDITORS – VISUAL COVERAGE OF SCENES OF INJURY OR DEATH – A body is seen on the ground July 15, 2016 after at least 30 people were killed in Nice, France, when a truck ran into a crowd celebrating the Bastille Day national holiday July 14. REUTERS/Eric Gaillard

Nga Telnis Skuqi
Këta që të vrasin masivish me lëndë shpërthyese, që hedhin veten dhe avionët në erë, që hapin zjarrë në mes të turmave, që shtypin me kamion çfarë ju del përpara, që vrasin fëmijë të shëtisin, nuk janë gjë tjetër veçse burracak.
Në luftë armiku respektohet, por këta burracak nuk dinë të respektojnë as kauzën e tyre.
Faji i vetëm i viktimave dhe të plagosurëve të Nices të Francës, ishte se ata nuk mendonin si burracakët, sepse ata nuk pranuan të sillen si ata, sepse ata nuk pranuan të vishen si ata, sepse ata nuk pranuan të jetojnë si ata.
Sado e lartë të jetë çmimi, këta burracak ngelen gjithmonë burracak
Vazhdoni leximin

REPORTAZH / NË TEPELENË KU HASHASHI ËSHTË (LEGALI)LAZARIZUAR

HASHASH_1

Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – “Është krimbur fare. Nga do të hedhësh sytë vetëm parcela me hashash shikon”, nis rrëfimin e tij Benard M, banorë i fshatit Çerriles.
“Po kultivohet masivisht”, shton Benardi dhe sakaq më tregon për Arrëzën, Maricajt, Vagalatit, Buzit, Luftinjën, Rabies, Likometit, Zhapokikën, Koshtanit, Mihasit, Dukajt, Gllavën etj.
Në fakt djaloshi ka të drejtë, sepse po të hedhës një sy të shpejt nga lugina e lumit të Izvorit deri në Likomet, malet dhe tokat janë bërë pjellore. Vazhdoni leximin

SHËNIM / PSE KRYEBASHKIAKJA E GJIROKASTRËS E KA VENDIN NË PROKURORI

ZAMIRA RAMI

Nga Telnis Skuqi
Kryetari i degës së Partisë Demokratike (PD), Roland Bejko, ka bërë aktin më fisnik sot, duke bërë një kallëzim penale për kryebashkiaken e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila në 9 muaj të parë të qeverisjes së saj, nuk ka bërë gjë tjetër veç ka shkatërruar qytetin më të bukur të planet.
Me arrogancën e saj amatoreske, Zamira Rami, ka shpalosur paaftësinë e saj për të mirëmenaxhuar një bashki që i takon të gjithëve, por që një gjë e tillë nuk është realizuar. Vazhdoni leximin

SHËNIM / HASHASHI TASHMË EKSKLUZIVITET I POLICËVE TË RILINDJES

HASHASHINga Telnis Skuqi
Një muaj më parë, juristi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi nuk i ka besuar veshëve ku u informua se dy xhaxhallarët e tij janë shpallur në kërkim, pasi policia vendore zbuloi një laborator të kultivimit të hashashit, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës.
Me ndihmën e drejtuesve të lartë të policisë lokale, lajmi në media u tejkalua “butësisht”, sepse emrat e dy administratorëve u fshinë nën iniciale, gjë që solli dy pamje të pavërteta për opinion publik.
Policia e Shtetit u shfaq kokëlartë, sepse zbuloi një laborator që njerëzit e policisë e kishin prodhuar, si dhe shmangur skandalin, sepse autorët real të këtij biznesi ishin vëllezërit e Ziver Veizit, protestuesi që u vra më 21 janar 2011. Vazhdoni leximin

JURISTI I DREJTORISË SË POLICISË SË QARKUT TË GJIROKATRËS KËRCËNON “ME PLUMB NË BALLË”, SALI BERISHËN

13081791_10209588887828512_1463728410_nNga Telnis Skuqi
GJIROKASTëR – Juristi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi, ka kërcënuar sot nëpërmjet një statusi të tij në facebook “Me plumb në lule të ballit” ish kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Në statusin e tij me titull “Kriminel, fitove ti!!!”, Juljan Veizi, njeriu i afërt i Ziver Veizit, që humbi jetën nga një plumb gjatë protestës së 21 Janarit 2011, shkruan në statusin e tij (ligjeratë e drejtë) se “Gjykata dhe njekohesisht edhe Prokuroria e mbaruan lojen e tyre!!!. Si e nisen, e bitisen por bashke me “21 Janarin” varrosin shpresen qe ky vend do behet…”. Vazhdoni leximin

KOMENT / SAIMIR TAHIRI MË CUBË SE EMILJANO SHULLAZI

 

shullazi dhe tahiri_1Nga Telnis Skuqi
Prej dy ditës, Emiljano Shullazi është bërë qendra e gravitetit për të gjithë mediat, kjo fal edhe denoncimit të guximshëm të deputetit të Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, i cili akuzoj drejtpërdrejt këtë “cubë” për ndërhyrje në zgjedhjet e drejtuesve të Universitetit të Tiranës.
Sikur të mos mjaftoj me kaq, 24 orë pas deklaratës së ish kryeministrit, reagon Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e cilësuar arrestimit e Shullazit dhe shokëve të tij si “provë që kjo qeveri nuk mbron asnjë person mbi ligjin”.

Vazhdoni leximin