Gjirokastër: Letërnjoftimi elektronik që të bën europian

GJIROKASTËR / Pensionisti gjirokastrit Dhimitër Kuro ka përshkruar 3 km rrugë me këmbë për të blerë në filialin e Postës Shqiptare kuponin e letërnjoftimit të ri elektronik, që kushton 1200 lekë

Ai ka ardhur nga zona e sipërme e qytetit të gurtë, për të përfunduar “udhëtimin” e tij pas 45 minutash në zyrën e aplikimit të dokumentit të ri, që ndodhet në katin e parë të godinës së degës së Partisë Socialiste, rreth 100 metra larg zonës muzeale.

“Këtu nuk ke ku të hedhësh kokrrën e mollës”, të thotë me humor Dhimitëri, i cili zënë radhë.

Denisa Uzeiri, është kryeoperatoria e zyrës së aplikimit. Ajo thotë se gjatë ditës së sotme kanë aplikuar rreth 200 persona, shifër kjo tepër e lartë.

“Qysh prej fillimit të çeljes së kësaj zyre kanë aplikuar gjithsej rreth 3500 shtetas”, pohon Denisa..

“Ky shërbim nuk ka nevojë për mik. Mjafton që i interesuari të vij me kupon dhe gjithçka do të kryhet brenda 7 minutash”, shton ajo.

“Shtatë halle, shtatë çertifikata më janë dashur moj vajzë, prandaj plaku po aplikon, për të mos u sorrollatur më kurrë”, thotë plot sinqeritet Dhimitri, teksa ulet përpara Denisës.

Rrethi i Gjirokastrës renditet e para në jug të vendit përsa i takon emigracionit.

Por, sikur të mos mjaftonte ky fakt, një tjetër fluks pritet të “zbarkoj” tek zyrat e aplikimeve për letënjoftimin elektronikë.

Rreth 1500 maturantë të qytetit të Gjirokastrës, sivjet do të japin Maturën Shtetërore.

Denisa thotë se këta të rinjtë duhej të aplikojnë në kohën e duhur, në rast të kundër nuk do të kenë mundësi të kandidojnë për t’u ulur në auditoret e Universitetit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s