Reportazh / Pasaporta biometrike një garanci më shumë në kufi

Kakavije / Pesë vjet më parë, emigranti Elton Gërbi, nuk pati mundësi të hynte në Greqi me pasaportën e vjetër ndërkombëtare.

Dikush kishte vjedhur identitetin e tij dhe për këtë ai ishte shpallur person “non grada”.

Autoritetet kufitare në Kakavije, rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, nisën menjëherë hetimet.

Investigimi disa ditorë që ndërmorri policia shqiptare i dha të drejtë emigrantit, që më pas u lejua të kalonte kufirin.

Mungesa e një dokumenti të sigurtë identifikimi, i kushtojë jo pak Eltonit.

Ai të shpjegon se, nëqoftëse pasaporta biometrike do të funksionte disa vite më parë, ky keqkuptim nuk do të kishte ndodhur kurrë.

“Elementet e sigurisë që të ofron shteti shqiptar për letërnjoftimin e ri elektronik, nuk t’i ofron as Greqia”, të shpjegon 35 vjeçari, i cili është njohësi i mirë i kësaj fushe.

“Ti nuk e beson, që gjurmët e dhjetë gishtave të dorës nuk i falsifikon askush, prandaj unë jam kthyer në Shqipëri, për të mos u dhënë mundësi manipuluesve të më “sekuestrojnë” identitetin tim, ashtu siç ndodhi pesë vjet më parë”, përfundon ai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s