Gjirokastër: Policia e Gjirokastrës bllokon 180 kg marijuanë, ndalon dy autorë, shpall në kërkim tre të tjerë

Nga Telnis Skuqi

GJIROKASTËR –  Policia e Gjirokastrës ka bllokuar mëngjesin e sotëm 180 kg lëndë narkotike marijuanë, ndalon dy trasportuesit, si dhe shpall në kërkim tre shtetas.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bëri të ditur, se lënda narkotike u bllokua rreth orës 02.00, në malin e Sopotit, mbi fshatin Lazarat, rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Gjirokastrës.

Policia tha se të dy të ndaluarit janë Harilaos Loli, 22 vjeç, dhe Mirel Ademi, 25 vjeç, që të dy lindur në Tepelenë dhe banues në fshatin Varfaj të rrethit Delvinë, ndërsa tre banorë të fshatit Lazarat, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsyje hetimore, janë shpallur në kërkim.

Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike kishte destinacion final Italinë.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se sasia narkotike ishte ndarë në 132 pako me pesha të ndryshe”, thanë burime zyrtare, duke nënvizuar se lënda narkotike po transportohesh me automjetin tip “Benz”, me targa DL 2337A.

Ky është rasti i katërt gjatë këtij që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bllokon një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

Në fillim të vitit policia lokale ka bllokuar në dy aksione të ndryshme 194 kilogramë lëndë narkotike “marijuanë”, si dhe ka ndaluar në flagrancë tre shtetas E. L., 25 vjec,c, E. H., 37 vjeç dhe G. M., 30 vjeç, që të tri lindur dhe banues në qytetin e Korçë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s