Kakavijë: Shpërdoruan detyrën shtetërore, SHKB-ja ndalon dy policië kufitarë dhe sekserin

Nga Telnis Skuqi

KAKAVIJË – Dy punonjës të shërbimit kufitar në Kakavije dhe një person nga një agjenci udhëtimi u ndaluan mbrëmjen e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Gjirokastrës për shpërdorim detyre.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bëri të ditur, se “tre të ndaluarit vendosnin vulat hyrje në pasaportat e shtetasve shqiptar pa praninë e tyre, duke përfituar shuma nga 600 deri në 800 euro për person”.

“Tre të ndaluarit janë  Spiro Çami, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dervican i punësuar pranë një agjensie udhëtimi dhe punonjësit e shërbimit kufitarë Ylli Hoxha dhe Brisilda Biraçi, përkatësisht 40 vjeç dhe 24 vjeçe nga qyteti i  Gjirokastrës”, shtoi policia lokale.

Policia tha se Spiro Çami ishte sekseri i grumbullimit të pasaportave të shtetasve shqiptarë, ndërsa dy punonjësit e policisë kufitare përfitonin shumat financiare duke shpërdoruar detyrën shtetërore.

“Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 10 pasaportat shqiptare, 6 celularë, si dhe automjet tip “Benz”, me targa INI 5097″, pohoi të njëjtat burime.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s