Sarandë / Zbulohet një objekt i ri i lashtësisë në afërsi të Ksamilit, arkeologët nisin gërmimet

Nga Telnis Skuqi

SARANDE – Zbulimi i një objekti të lashtësisë gjatë zgjerimit të rrugës Sarandë-Butrint, në vendin e quajtur “Lapidari”, rreth 3 kilometra larg qytezës së Ksamilit, ka detyruar firmën ndërtuese “Arti” që të pezullojë përkohësisht  punimet në lotin e dytë të kësaj rruge.

Drejtori i Kulturës Kombëtare në Sarandë, Ilir Papa, tha të enjten (1 prill 2010), se “objekti monumental që mendohet se i përket periudhës romake, me përmasa 10 x 7 metra, fatmirësisht i ka shpëtuar goditjes së çekanit gjatë punimeve të rrugës”.

“Arkeologët e drejtorisë sonë gjatë gërmimeve kanë nxjerrë në dritë një pjesë të objektit”, tha Papa. Ai tha se “në fillim u mendua se kishim të bënim me një bazilikë, ndërsa tani mendohet se është hasur në një ndërtim, që i përket periudhës romake”.

Papa shtoi edhe se “ky zbulim cilësohet si një monument më shumë që i shtohet intinerarit të guidave turistike në këtë zonë”.

Zgjerimi i aksit rrugor Kanali i Çukës -Butrint, me gjatësi 14 kilometra dhe vlerë 650 milionë lekë financim nga buxheti i shtetit, ka nisur në fillim të muajit Shkurt. Sipas projektit, rruga ku deri tani me vështirësi shkëmbehen dy automjete, do të zgjerohet dhe ndahet në dy korsi, krahas asfaltimit dhe ndriçimit të saj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s