Kakavije: Rritet fluksi i emigrantëve shqiptarë që vijnë në atdhe për Pashkët

Nga Telnis Skuqi

Kakavije – Mbi 10 mijë emigrantë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kanë hyrë gjatë 12 orëve të fundit në territorin shqiptar, nga pika kufitare e Kakavijes, në rrethin e Gjirokastrës, për të festuar Pashkët orthodokse.

Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit bëri të ditur, se krahas forcimit të masave të sigurisë kufitare, numri i sporteleve në hyrje është rritur nga 7 në 10.

“Gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë mbi 10 mijë shtetas shqiptarë, 300 shtetas të huaj, si dhe 3500 automjete”, thanë burimet e mësipërme.

Po të njëjtat burime theksuan se numri i emigrantëve shqiptarë parashikohet të rritet akoma më shumë gjatë dy ditëve të ardhshme.

“Deri tani nuk kemi pasur asnjë incident falë edhe bashkëpunimit me homologët grek, të cilët vazhdimisht bashkërendojnë punën me autoritetet shqiptare”, pohuan burimet zyrtare, duke nënvizuar se fluksi i emigrantëve vazhdon të jetë i lartë.

Gjatë 48 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes kanë hyrë 25 mijë emigrantë, 20 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në prefekturën e Qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe “Tre Urat”, që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s