Burgaj: “Fenomeni kanabis të zhduket njëherë e përgjithmonë nga territori i Shqipërisë”

Nga Telnis Skuqi

GJIROKASTËR – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i ka kërkuar Drejtorisë e Policisë së Qarkut Gjirokastër sot, të hartojë urgjentisht një plan të përbashkët me drejtorisë të tjera rajonale për të bërë të mundur bllokimin e të gjitha rrugëve automobilistike dhe malore të trafikut të lëndës narkotike që del nga fshati Lazarat.

“Ju përgëzoj për rezultatet e arritura në drejtim të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, por kërkoj nga ju më shumë impenjim, angazhim dhe rritje të forcës goditëse kundër trafikut të bimëve narkotike”, është shprehur Burgaj.

Sipas tij, strukturat e specializuar të shtetit do të mbështes me të gjitha mënyrat, me mjete llogjistike, me forca speciale, me automjete për zonat malore deri tek kontrolli me satelit, me qëllim bllokimin e sasisë së drogës që është prodhuar në fshatin Lazarat, rreth 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.

“Policia e Shtetit do të përdorë metodat më të ashpra deri në kufijtë maksimal që lejon ligji për të bërë të mundur që “fenomeni kanabis” të zhduket njëherë e përgjithmonë nga territori i Shqipërisë”, tha Burgaj.

Burgaj i ka kërkuar Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër që të hartojnë një plan të përbashkët masash me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionin Gjirokastër, për të bërë të mundur kontrollin më të mirë të vijës së gjelbërt.

Gjatë këtij viti në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë zhvilluar 6 operacione të koduar, duke bërë të mundur sekuestrimin e rreth 1.5 tonë mariuane, si dhe janë arrestuar në flagrancë 10 autorë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s