Gjirokastër: Besimtarët ortodoksë festojnë ringjalljen e Jezu Krishtit

Nga Telnis Skuqi

GJIROKASTËR – Besimtarët ortodoksë gjirokastritë kanë kremtuar mesnatën duke u gdhirë dita e sotme Ringjalljen e Jezu Krishtit.

Në kishën e Kryeëngjëjve në lagjen “Varrosh” janë mbledhur me dhjetra besimtarë, ndërsa këmbana ka tingëlluar fort në momentin kur akrepat e orës shënuan ardhjen e ditës së re dhe simbolikisht Ringjalljen e Krishtit.

Mesha e organizuar nga At Theodhori në ambientet e jashtme të kishës së Kryeëngjëjve, u ndoq nga besimtarët e shumtë, të cilët nxitonin të ndeznin qiririn në shenjë mbarësie për ringjalljen e një epoke të re.

Ceremonitë fillestare ortodokse në Kishën e Kryeëngjëjve, kanë filluar të Premten e Madhe në përkujtim të kryqëzimit të Jezu Krishtit ku besimtarë të shumtë janë lutur për më shumë paqe, mirësi dhe begati, për më shumë dashuri mes njerezve.

Këtë vit Pashkët përkojnë në të njëjtën ditë si për besimtarët katolikë ashtu edhe për ata ortodoksë. Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht përkojnë në periudhën 22 mars- 25 prill.

Pashka është festa më e madhe për besimtarët e krishterë Sipas interpretimit biblik me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e madhe kur vdes Jezu Krishti në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s