Reportazh / Punimet për rrugën e Butrintit, pa penguar ecurinë e sezonit

Nga Telnis Skuqi

SARANDË – Rrugët janë porta që i çon turistët te bukuritë e natyrore dhe historike qytetit bregdetar buzë Jonit, Sarandës, dhe aty punohet papushim.

Në rrugën Sarandë-Butrit, 14 kilometra, punohet në gjithë gjatësinë e saj, njëkohësisht, e ndarë në tre lote.

Moti i mirë i favorizon tre firmat sipërmarrëse.

Arqile Papuçiu, administratori i firmës “Arti”, thotë se volume të mëdha gërmimesh janë realizuar në terrenin shkëmbor.

“Zgjerimi i rrugës ka ecur paralelisht me heqjen e bazave dhe shtrimin e trasesë në parametrat e parashikuara nga projekti”, thotë Papuçiu.

Papuçiu thotë se krahas mjeteve që hapin rrugën, punojnë edhe rulat që e nivelojnë dhe e shtrojnë atë, duke përafruar pamje të ngjashme me rrugë që do të ketë përfunduar.

Mihal Zoro, supervizor i firmës “Arti”, thotë se krahës angazhimin për përfundimin e punimeve në fundin e muajit prill, ritmet kanë nevojë të përshpejtohen edhe në lotin e parë, nga Ura e Kanalit të Çukës  në Manastir, me gjatësi 4 kilometra.

Ylli Cernova, drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, shpreson që loti i dytë të jetë funksional për sezonin veror.

“Synimi është të lehtësohet trafiku përmes vendosjes së sinjalistikës dhe disa segmente të saj të bëhen funksionalë qysh përpara nisjes së sezonit, pa e penguar atë dhe pa pritur që të përfundojë investimi në të gjithë gjatësinë”, thotë Cernova.

Cernova pohon, se tre firmat e ndërtimit bëjnë kujdes në harmonizimin e vlerat, si ato turistike, arkeologjike dhe mjedisore, të cilat me mbarimin e investimit prej 620 milionë lekë, të aksesohen edhe më mirë.

“Investimi për zgjerimin e rrugës pritet të shoqërohet edhe nga projekte për riaktivizimin e mjedisit, duke bërë mbjellje të reja pemësh e sidomos të ullirit”, shton ai.

Vesel Koçiu, kryetari i komunës së Ksamilit, shprehet entuziast për investimin që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.

“Zgjerimi i rrugës do të ketë impakt në zhvillimin e turizmit. Vazhdimisht pushuesit vendas dhe të huaj kanë shprehur rezerva për sigurinë e rrugës”, të thotë Koçiu.

Sipas projektit, rruga ku me vështirësi shkëmbehen dy automjete, do të ndahet me dy korsi, si dhe është parashikuar asfaltimit dhe ndriçimi i saj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s