Përmeti, qyteti që krenohet me sazet dhe lulet në Parlamentin Europian

Nga Telnis Skuqi

PËRMET – Përmetarët janë ndjerë krenarë sot ku sazet e qytetit të tyre, të drejtuar nga mjeshtri në gërnetë Josif Shukallari, dhanë koncert në Parlamentin Europian, në qendrën e madhe kulturore në Bruksel (Belgjikë).

Niko Mihali, president i CIOFF (Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave e Festivaleve Folklorike dhe Arteve Folk), në qytetin e Përmetit, thotë se “sazet e Përmetit janë të njohura për vlerat e tyre, por ajo që vlen të theksohet është fakti se sazet e Josif Shukallarit janë vazhdim i ‘shkollës’ në gërnetë të Usta Laverit.

Mihali thotë se qysh kur iso-polifonia shqiptare u shpall nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit”, pesë vjetë më parë, interesi për këtë gjini muzikore është rritur ndjeshëm nga të huajt.

Gjergji Qerimi, 52 vjeç, njohësi i mirë i sazeve përmetare, shprehet se melodia e Usata Laverit na ka rritur qysh në fëmijëri.  “Brezi jonë quhet më fatlum, pasi përmetarët identifikohen nga lulet dhe nga Usta Laver Bariut, sot 83 vjeç”, pohon Qerimi, kitarist.

“Ustai Laveri nuk gëzon shëndet të mirë. Megjithatë, ai është krenar që pasardhësit e tij janë vazhdues të denjë të traditës së madhe të muzikës iso-polifonike me saze të qytetit të Përmetit”, shprehet Qerimi.

Ai ndihet i sigurtë që pesë pesë artistët  përmetarë, Josif Shukallari, Ligor Pecollari, Llazar Vangjeli, Donika Pecullari dhe Luljeta Ilia, kanë përcjellë në Parlamentin Europian notat nga fryma e Laverit Bariut.

Thanas Dino, gazetar me përvojë, thotë se Laveri kanë ushqyer me dashuri traditën e Afize Leskovikut, Meti Përmetit dhe të tjerëve ‘ustallarë’ të veglave muzikore përmetare.

“Usta Laveri u bë i famshëm në filmin artistik shqiptar ‘Gjeneral gramafoni’, për shkak se nga goja e tij nxorri ‘xhevaire’ nëpërmjet gërnetës”, thotë Thanasi, duke shtuar se qyteti i Përmetit i dha një “vulë” të vërtetë origjinale sazes, muzikës së jashtazakonshme shqiptare, veçanërisht kabasë.

Dino tregon se sazet e iso-polifonisë përmetare kanë rrëmbyer në skena europiane duatrokitje të artëdashësve, prandaj është i sigurtë që edhe këtë herë instrumentistët e kanë nderuar qytetin dhe vendin tonë.

“Ky është promovimi më i mirë që i bëhet qytetit të Përmetit”, thotë Thanas Dino.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s