Përmeti po humbet trëndafilat

Nga Telnis Skuqi

PËRMET – Spiro Mihali nga Gjirokastra më kot kërkon për të gjetur trëndafila Përmeti, ata janë zhdukur bashkë me pikturat murale kushtuar luleve.

“Çdo vizitor vendas apo i huaj, që ka ardhur në këtë qytet, është mrekulluar nga trëndafilët e shumtë dhe pikturat”, thotë Mihali, 50 vjeç, arsimtar.

Sipas tij, ky qytet i ka të gjitha mundësitë të zhvillojë turizmin natyror, për shkak të pozicionit të volitshëm gjeografik.

Edmond Komino, kryetari i bashkisë së Përmetit, thotë se prej vitesh ndihet mungesën e lulishtarëve.

“Një pjesë ka vdekur, ndërsa trashëgimtarët kanë emigruar drejt perëndimit,” shprehet Komino.

Ai thotë se pushteti vendor është mjaft e interesuar që disa tradita shumëvjeçare të mos harrohet, por situata është kritike për mungesë fondesh.

“Të them të drejtën personalisht jam interesuar për konservimin e pikturave murale kushtuar luleve, por fatkeqësisht kam konstatuar zhdukjen e tyre”, thotë Komino.

Sipas tij, gjatë tranzicionit politik, pushteti vendor dhe pronarët e rinj nuk kanë qenë të intersuar për të ruajtur një traditë të tillë.

Mikel Proko, që ka një lokal në pjesën e poshtme të qytetit, thotë se “qytetit nuk i mungojnë lulet shumëngjyrëshe, por ustallarët”.

“Katër vite më parë piktura murale që kisha në lokal u dëmtua, nuk gjeta restauratorin, ishte larguar në Greqi”, shton ai.

Proko thotë se tashmë trëndafilat gjenden vetëm në banesat private.

“Të rritësh trëndafila në mjedise publike nuk është e lehtë, duhet përkushtim”, pohon Proko.

Sipas tij, pushteti vendor i ka mundësitë për të përgatitur mjeshtra, mjafton dashamirësia për të ruajtur këtë traditë të hershme.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s