Reportazh/ Lazarati, ana tjetër e fshatit të anatemuar

Nga Telnis Skuqi
LAZARAT – Lazarati është emër shumë i njohur në Shqipëri, shpesh i anatemuar padrejtësisht, ose politikisht.
Gjatë diktaturës njihej si fshat ballist, në demokraci si bastion i Partisë Demokratike dhe vitet e fundit si qendër e kultivimit të lëndëve narkotike
Të gjitha këto janë të diskutueshme, por ka një fakt të pakundërshtueshëm, që do të mjaftonte për t’a bërë Lazaratin të famshëm, madhësia e tij. Me 5200 banorë dhe rreth 2000 emigrantë është fshati më i madh në Shqipëri.


Një komunitet i tillë është vështirë që të mendohet se gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë masive prodhon vetëm vlera negative.
“Është e vërtetë që disa fermerë mbjellin bimë narkotike, por jo në atë masë që pretendohet,” thotë kryetari i komunës Dashnor Aliko. Në Lazarat, sipas tij, shumë të rinj janë të papunë dhe personat me asistencë sociale janë në shifra minimale.
“Fshati ka njëmijë e njëqind halle. Këtu 14 familje marrin asistencë sociale. Faturat e energjisë elektrike vijnë të shtrenjta, si në qytet, por jeta vazhdon”, thotë Aliko.
Shpresa e vetme e punësimit për të rinjtë, sipas tij, është emigracioni, ndërsa një pjesë kanë mbaruar studimet e larta.
“Një pjesë e mirë e tyre ka përfunduar arsimin e lartë dhe tashmë presin të hyjnë në tregun e punës, por nami i keq e ka vështirësuar jetën e këtyre banorëve”, pohon Aliko, duke nënvizuar se banorët në përgjithësi janë optimistë se imazhi i tyre do të përmirësohet.
“Ky fshat gjatë 45 vjetëve të sistemit komunist nxori vetëm 30 kuadro, shifër tepër e ulët duke e krahasur me numrin e popullsisë. U presekutuam dhe u dënuam nga diktatura”, thotë Aliko.
Sipas tij, në vitet e para të tranzicionin politik, shumë tregëtar ishin nga Lazarati, ndërsa gjatë qeverisjes 8- vjeçare të socialisteve shumë biznese falimentuan.
Në Lazarat ka patur investime vitet e fundit, por kryesisht në infrastrukturë.
“Rreth 1 milion dollarë janë investuar në rrugë, shkollë dhe janë ndërtuar dy ujësjellësa”, shprehet Aliko.
Sipas tij, Lazarati është zgjeruar kohët e fundit. Shumë shtëpi janë ngritur në Kordhoc, në zonën e poshtme të fshatit, pranë rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavijë.
I vendosur në kufi me fshatrat e minoritetit grek, Lazarati njihet për marrëdhëniet e mira me ta historikisht, një traditë që e vazhdojnë edhe brezat e rinj.
“Shumë të rinj shkojnë çdo ditë në Derviçan, shijojnë kafen dhe deri tani nuk është shënuar asnjë incident me këtë pjesë të komunitetit,” thotë Aliko.
Gjatë krizës kosovare në vitin 1999 u strehuan në këtë fshat 2000 kosovarë të dëbuar nga serbët. Paqësor Aliko, kujton momentet më të vështira që kanë përballuar banorët e Lazaratit. “Shumë magazina që ishin në dispozicion të biznesit, u shndërruan në dhoma pritje. Ishin ditë tepër të vështira”, kujton ai.
Shumë prej banorëve të këtij fshati janë bashkëpronarë në bizneset e tyre dhe kanë arritur të futen në treg suksesshëm, duke siguruar të ardhurat financiare nëpërmjet punës së ndershme.
“Mbi 10 biznese të mëdha ushtrojnë aktivitet fitimprurës, madje ata janë shtrirë edhe në Tiranë”, thotë kryetari i komunës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s