Ambasadori SHBA në Shqipëri, John L. Withers vlerëson lart figurat 3 vëllezërve Frashëri

Nga Telnis Skuqi
PËRMET – Ambasadori amerikan në Shqipëri, John L. Withers, deklaroi gjatë vizitës në shtëpinë muze të Frashëllinjve, në Frashër, se “Shqipëria ka rrugë të ndritur në të ardhmen, kjo edhe falë kontributit të këtyre figurave të shquar të kombit”.
Historiani Kastriot Bezati, i tregoi zotit Withers episode nga fëmijëria e vëllezërve Frashëri, si dhe vepmritarin e tyre patriotike për çështjen kombëtare.

“Sa më shumë dëgjoj për veprat e vëllezërve Frashëri, aq më shumë e njoh Shqipërinë”, tha zoti Withers.
“Kam pasur mundësi të njoh nga afër shumë njerëz, por të qenit këtu, në shtëpinë muze të vëllerëzve Frashëri është vërtetë prekëse,” tha ai.
Ambasadori Withers vlerësoi gjithashtu edhe natyrën e bukur dhe potencialet për zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror, duke u shprehur se “Veprat e Naimit Frashëri “Bagëti e bujqësi” ka një relik në poezimin e tij, pasi ky vend është me të vërtetë i mrekullueshëm”.
Ambasadori SHBA në Tiranë, John L. Withers qëndroi dy ditë në Përmet, ku mori pjesë në një takim me anëtarët e këshillit bashkiak, ndoqi një ndeshje miqësore basktebolli për ferma, vizitoi shkollën 9-vjeçare në qytet, si dhe u takua me kryebashkiakun, Edmond Komino.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s