Çelet laboratori i parë arkeologjik në qarkun e Gjirokastrës

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Në Gjirokastër nisi sot funksionin i pari laborator arkeologjik në qark, ku do të analizohen gjetjet gjatë gërmimeve në sitet e shumta të luginës së Drinos.
Përurimi i këtij laboratori, i vendosur në universitetin “Eqrem Çabej” u bë sot gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare “Pasuritë arkeologjike në luginën e Drinos”.

Laboratori i ngritur në kuadër të projektit “Archadrin”, që vjen pas aplikimit të një sërë projektesh të rëndësishme italo- shqiptare në sektorin arkeologjik, do të japë një ndihmesë të madhe për përcaktimin e etapave të zhvillimit të siteve.
“Gjatë gërmimeve të kryera gjatë viteve të fundit në kuadër të ekspeditave arkeologjike të ndërmarra në Hadrianopol janë zbuluar monedha, objekte kirurgjikale dhe shumë fragmente qeramike”, tha për ATSH-në, Dhori Bilushi, koordinator i projektit.
Bilushi tha se materiale të tjera parashikohet të dalin në dritë me gërmimet në zonën e nekropolit.
“Parashikohet që shumë shpejt me ndihmën e ekspertëve në laboratorin arkeologjik të fillojë restaurimi i të paktën 60 objekteve. Në këtë aktivitet do të angazhohet Universiteti i Maceratës, Universiteti i Gjirokastrës dhe Provinca e Maceratës”, pohoi ai.
Sipas tij, të gjitha gjetjet arkeologjike, të lëvizshme dhe të palëvizshme do t’i nënshtrohen analizimit dhe restaurimin në këtë laborator.
Territori i Luginës së Drinos është plot me pasuri arkeologjike të një rëndësie shumë të madhe, që duhet të njihen për të vazhduar me instrumentet e planifikimit që do të finalizohen me tutelimin dhe vlerësimin edhe turistik të këtij territori.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s