Gjirokastër: Kopshti i fëmijëve, prindërit flasin për abuzim, drejtuesit për keqkuptim

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Rreth një muaj më parë, shkrimtari Viron Graçi mbeti i shtangur kur dikush i tha se djali i tij vuante me probleme mendore, ndërsa, në fakt, vogëlushi gëzon shëndet të mirë, madje shumë të zhvilluar.
Menjëherë, shkrimtari pedagog i Letërsisë në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, nisi hetimin për të gjetur burimin e informacionit se djali i tij ishte i sëmurë.

Gjurmët e çuan te kopshti i të birit.
“Drejtuesja e këtij institucioni ka abuzuar me shëndetin e tim biri, duke falsifikuar kartelën shëndetësore dhe për këtë arsyje unë kam ngritur padi penale ndaj saj”, shpjegon Graçi.
Djali i tij është përfshirë në një projekt për fëmijët me aftësi të kufizuara, pa dijeninë e prindërve, dhe siç thotë Graçi, “pavarësisht kundërshtimit të dy edukatoreve të kopshtit.”
“Çdo prind ka interes të mësojë të vërtetën për fëmijët e vet, por mënyra se si e kanë trajtuar tim bir pa më thënë asgjë më ka befasuar”, shton ai.
Sipas tij, drejtoresha e ka kërcënuar dhe provokuar, duke deklaruar se “kam njerëz shumë më të rëndësishëm dhe nuk keni çfarë të më bëni”.
Tefta Zhulla, drejtoreshë prej 4 vjetësh në kopshtin “Cicerima” në Gjirokastër, pohon se termi “aftësi e kufizuar” nuk është mirëkuptuar nga prindërit dhe nga stafi i edukatorëve.
“Është e vërtetë që prindërit e fëmijëve të përfshirë në projekt nuk janë njoftuar nga edukatoret”, thotë Zhulla, duke theksuar se shumë shpejt priten masat administrative për personat përgjegjës.
“Prindërit duhet të ishin vënë në dijeni qysh në fillim të projektit, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Në këtë rast ata kanë të drejtë të aludojnë dhe kjo përbën një shkelje shumë të rëndë administrative,” shton ajo.
Sipas saj, prindërit kanë të drejtë të keqkuptohen kur informacioni nuk përcillet tek ta, sidomos ku bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve.
Zela Koka, nga shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar “Metpark” me qendër në Tiranë, thotë se projekti ka si qëllim të realizojë të drejtat për arsimim, duke krijuar kushte gjithëpërfshirjeje për çdo fëmijë.
“Qëllimi është të realizojnë të drejtën për arsimim të fëmijëve të kufizuar duke krijuar kushte gjithpërfshirëse, si në kopësht dhe në shkollë”, pohon Koka. Ajo tregon se gjithpërfshirja është një proces i gjatë që kërkon ndryshime politike, praktike dhe kulturore.
“Termi fëmijë me aftësi të kufizuar ka kuptim të gjerë, gjë fatkeqësisht keqintepretohet nga shumë prindër. Një fëmijë ka aftësi në matematikë, por jo në histori. Pra, ky fëmijë ka aftësi të kufizuar dhe projekti që po zbatohet në 3 rajone, Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë, ka si qëllim që mësuesja apo edukatorja të përqëndrohet tek fëmija atje ku ka prirje”, shpjegon Koka, duke nënvizuar se në qytetin e Gjirokastrës ky projekt zbatohet në katër kopshte dhe katër shkolla.
Zhulla nënvizon se programi ishte miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Gjirokastrës dhe ka pasur impakt pozitiv në integrimin e fëmijëve në sistemin parauniversitar.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dërgoi të hënën një grup për verifikimin e çështjes së këtij kopshti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s