Gjirokastër: Ministria e Arsimit kontrollon zbatimin e një projekti për fëmijët me aftësi të kufizuar

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Tre përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës inspektuan të hënën kopshtin “Cicërima” në Gjirokastrës, pasi katër punonjës të arsimit parashkollor dyshohet se kanë falsifikuar kartelat shëndetësore të 25 fëmijëve të moshës nga  3-6 vjeç, pa dijenin e prindërve.

Arjan Pano, drejtori i arsimit rajonal për qarkun e Gjirokastrës, bëri të ditur, se procedura e kontrollit nga përfaqësuesit e ministrisë do të zgjasin 3 ditë dhe në rast se konstatohen parregullësi do të ketë masa të ashpra administrative për personat përgjegjës.
“Nga informacionet e deritanishme rezultojnë se prindërit fatkeqësisht nuk janë njoftuar nga edukatoret për projektin e diferencuar, gjë që përbën një gabim të rëndë administrativ”, tha Pano.
Nga hetimet paraprake rezultojnë se katër punonjës të Drejtorisë Arsimore të Gjirokastrës dyshohen se në fshehtësi të plotë dhe pa dijeninë e prindërve, kanë falsifikuar për përftime personale prej tre vitesh kartelat shëndetësore të 25 fëmijeve nga mosha 3-6 vjeç.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s