Skaner elektronik në terminalin e portit të udhëtarëve në Sarandë

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Qysh prej ditësh së sotme në mjediset pranë kontrollit të pasaportave në terminalin e udhetarëve në portin e Sarandës është instaluar një skaner elektronik, nëpër të cilin kalojnë dhe kontrollohen bagazhet brenda pak minutash dhe në mënyrë të sigurt.

Përveç që shton garancinë e kontrollit, pasi gjithçka shfaqet në monitorin e punonjësit të shërbimit doganor të këtij porti, vendosja e skanerit shkurton mjaft kohën  e përpunimit të bagazheve, duke lehtësuar punën e policisë doganore dhe pritjen e udhëtarit.
Elsa Gjini, nga drejtorja e degës së doganës së Sarandës, bëri të ditur, se kjo është shkalla më e lartë e pajisjes së një pike doganore dhe se një pajisje e tillë elektronike u mungon edhe pikave të mëdha doganore në vend e madje edhe atyre të fqinjëve në Greqi.
Gjini thotë se ardhja e skanerit elektronik në terminalin e Sarandës dhe vënia e tij në funksionim, pas trajnimit të specialistëve tanë, u mudnësua nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Gjini thotë se vlefta e skaneriut të instaluar shkon në 38 mijë e 913 dollarë amerikanë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s