Flasin dëshmitarët: “Pengmarrësi ishte i papërgjegjshëm”

Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – Një autobus i linjës Tiranë-Sarandë u morr përkohësisht peng të martën në mesditë nga një person që u arrestua nga policia në fshatin Kras, rreth 25 km larg Tepelenës.
Sipas policisë së Gjirokastrës, “32-vjeçari Eduard Rexhepi nga Patosi, hipi në autobus në Fratar të Fierit, kur shoferi dhe pasagjerët kishin ndaluar për drekë në një lokal dhe e rrëmbeu atë”.

Fatbardha Bufi, nënë e 2 fëmijëve nga fshati Luzat i Tepelenës, ishte pasagjere në autobusin që u dogj së bashku me tre çantat e saj brenda.
“Në autobus ishin rreth 20 veta. Autobusi u nis 8.30 nga Tirana. Në Fratar kur pasagjerët hanin drekë, pengamarrësi i kërkoi shoferit ta merrte deri në Tepelenë dhe i tha se nuk kishte lekë. Shoferi pranoi”, thotë e tronditur Fatbardha.
“Përjetuam tmerrin. E kuptuam që në fillim që kishim të bënim me një njeri të papëgjegjshëm, pasi ai ecte keq. Falënderojmë një postbllok të policisë rrugore që u ndodh pranë, ata i bënin presion shoferit të ndalonte (me sirena). Kjo e acaroi pengmarrësin, i cili nuk kishte ndërmend të ndalonte. Pjesa pasme e autobusit u përfshi nga flakët. Kur zjarri u përhap në gjithë autobusin, dhe pasi u përplas me një makinë, ai ndaloi. Humba gjithçka, humba mjetet e mia shëndetësore,” tregon Fatbardha.
Fatrie Halili, 50 vjeç, nga Saranda udhëtonte për në Tiranë me makinën e vajzës së saj.
“Në hyrje të Krasit autobusi ecte në mënyrë zigzage. Në fillm u tmerrova. Autobusi goditi makinën tonë dhe 200 metra më tutje ndaloi”, shprehet Fatria.
Me ndalimin e autobusit, thotë ajo, pengmarrësi u largua me vrap, por policia, që e ndiqte, e arrestoi.
“Falenderoj time bij që më shpëtoj jetën. Ajo e hapi rrugën në ekstrem, por makina u dëmtuar në pjesën e pashme”, thotë Fatria.
Një tjetër pasagjere në autobus ishte Renata Kosta, rreth 25, nënë e një fëmije, nga Saranda.
“Shoferi nuk foli me pasagjerët gjatë gjithë rrugës. Ne ulëritëm, por ai s’donte t’ia dinte. Fati ishte me ne. Falënderojmë policinë që iu vu pas dhe nuk e la të vazhdonte, duke bërë ndonjë aksident më të rëndë,” thotë ajo.
“Në afërsi të Krasit, pengmarrësi u arrestua, ndërsa autobusi u dogj plotësisht, për shkaqe ende të pa sqaruara, por mendohet se autobusi ka ikur me frenat e dorës të bllokura. Asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar”, bën të ditur policia lokale.
Sipas Policisë së Mallastrës, ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por një pistë hetimi është mundësia e grindjeve të vjetra mes pengmarrësit dhe shoferit të autobusit.
Ndërsa burime të Policisë së Gjirokastrës bëjnë të ditur se pengmarrësi ka precedentë penalë dhe ka qenë në listën e përdoruesve të drogës.
“Rruga Ballsh-Tepelenë u bllokua përkohësish në Kras, por tashmë ka nisur lëvizja normalisht”, konfirmojnë burimet zyrtare të Policisë.
Pasagjerët vazhduan udhëtimin me një autobus tjetër të linjës së Sarandës të vënë në dispozicion të tyre.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s