Merret peng përkohësisht autobusi, arrestohet pengmarrësi (2)

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një autobus i linjës Tiranë-Sarandë është marrë përkohësisht peng të martën nga një person që është arrestuar nga policia në fshatin Kras, rreth 25 km larg Tepelenës.
Sipas policisë së Gjirokastrës, Eduard Rexhepi, 32 vjeç, nga Patosi, ka hipur në autobus në Fratar (Fier), kur shoferi dhe pasagjerët kanë ndaluar për drekë në një lokal.

Në afërsi të Krasit pengmarrësi është arrestuar nga policia, ndërsa autobusi u dogj, për shkaqe ende të pa njohura, por mendohet se autobusi ka ikur me frenat e dorës të bllokura. Asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar, bën të ditur policia.
Sipas policisë së Mallastrës, ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por një pistë hetimi është mundësia e grindjeve të vjetra mes pengmarrësit dhe shoferit të autobusit.
Sipas policisë së Gjirokastrës, pengmarrësi ka precedentë penalë dhe ka qenë në listën e përdoruesve të drogës.
Rruga Ballsh-Tepelenë u bllokua përkohësish në Kras, por tashmë ka nisur lëvizja normalisht, konfirmon policia.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s