Policia dërgon në prokurorin e Gjirokastrës dosjen penale për 4 punonjës të arsimit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR- Policia Gjyqësore dorëzoi sot në Prokurorinë e Gjirokastrës dosjen penale ndaj katër punonjës të arsimit, pasi dyshohet në ketë falsifikuar kartelat shëndetësore të 25 fëmijëve të moshës nga  3-6 vjeç, pa dijeninë e prindërve.

Prokuroria e Gjirokastrës bëri të ditur, se hetimi është përqëndruar në kopshtin publik “Cicërimat”.
Personat nënën hetimin janë Vasil Muka, ish drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale Gjirokastër, Tefta Zhulla, drejtoreshë e kopshtit “Cicërima”, Anila Caca, inspektore e Drejtorisë Arsimore Rajonale Gjirokastër dhe D.Ç., koordinatore e projektit “Save the Children”.
Të njëjtat burime saktësuan se Policia Gjyqësore e Gjirokastrës ka vlerësuar katër akuza: “rrëmbim fëmijëve pa dijeninë e prindërve”, “abuzim me detyrën shtetërore”, “abuzime me fondet jo publike” dhe “falsifikim të dokumentave shëndetësore”.
“Hetimet do të përqëndrohet kryesisht në verifikimin e akuzave të ngritura nga Policia Gjyqësore e Gjirokastrës, dhe në rastës se konstatohet shkelje të rënda administrative, katër të dyshuarit do të merren si të pandehur”, thanë burime zytare.
Nga hetimet paraprake rezultojnë se katër punonjës të Drejtorisë Arsimore të Gjirokastrës dyshohen se në fshehtësi të plotë dhe pa dijeninë e prindërve, kanë falsifikuar për përftime personale prej tre vitesh kartelat shëndetësore të 25 fëmijeve nga mosha 3-6 vjeç.
Policia nisi hetimin e ngjarjes pas denoncimit të një prindi javën e kaluar, i cili kishte mësuar rastësisht se i biri ishte klasifikuar në listat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, ndërsa, sipas tij, djali 6-vjeçar gëzon shëndet të plotë

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s