Gjirokastër: Arrestohen dy zyrtarë për shpërdorim detyre

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ish-kryetari i Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave për qarkun e Gjirokastrës dhe drejtori i Drejtorisë Pyjore të Përmetit u arrestuan mbrëmë për shpërdorim detyre nga Policia.

Burime të Policisë bëjnë të ditur, se “Përparim Toro, 45 vjeç, ish-kryetar i Agjencisë të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në qarkun Gjirokastër në vitet 2005-2006 akuzohet se, kur ishte në detyrë, iu ka njohur dy personave pronësinë e një pylli me dokumenta fals. Ndërsa drejtori i Drejtorsë së Pyjeve në Përmet, Mihallaq Çapollari  ka lejuar dy pronarët e pyllit të shesin dhe eksportojnë në Greqi lëndë drusore pa leje”.
Policia tha se V.Ç. dhe H.Ç, nga fshati Çarçovë, rreth 30 km larg nga qyteti i Përmetit janë pronarë të rreth 3000 hektarë pyll, ku 1400 ha janë përfituar me dokumenta fals.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Polcisië së Gjirokastrës, Gentin Mullai, bëri të ditur, se “Policia ka zbatuar një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës për ndalimin e tyre. Hetimet ndaj dy zytarëve kanë nisur 6 muaj më parë nga Prokuroria e Gjirokastrës, pas denoncimit të bërë nga kryetari i komunës së Çarçovës”.
Ky është rasti i dytë brenda vitit që policia në jug të vendit arreston shtetas me funksione shtetërore.
Rreth një muaj më parë, Policia e Gjirokastrës ndaloi në flagrancë dy punonjës të Policisë kufitare në Kakavijë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës vendosnin vula hyrje në pasaporta pa praninë se shtetasve për përfitime monetare.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s