Lukovë: Çelet panairi “Vendlindja ime, shtëpia ime” me prodhimet më karakteristike të zonës

Nga Telnis Skuqi
LUKOVË – Panairi “Vendlindja ime, shtëpia ime” u çel sot për herë të dytë radhazi në Lukovë, me prodhime më karakteristike të biznesit të zonës.
Rreth 20 fermerë të zonës ekspozuan prodhimet e tyre në edicionin e këtij viti.

Prodhues të vajit të ullirit, të rakisë e verërave, mjaltit e të ëmbëlsirave, e sidomos të glikove të shumëllojshme që përdorin familjet bregdetase nga Nivica në Borsh e në Fterrë, kanë sjellë në vendlindje dhjetëra emigrantë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Kryetari i Komunës së Lukovës, Vladimir Kumi, pohoi, se “ky është panairi i dytë, me synime jo vetëm ekspozimi, por edhe promovimi të realizimeve më të mira e më karakteristike të zonës”. Qëllimi i pushtetit vendor, sipas tij, “është që kjo të bëhet një traditë e përvitshme dhe nga viti në vit të rriten pretendimet, por edhe integrimi në vend e jashtë tij, për t’u bërë shumë shpejt pjesëmarrës në organizime të tilla në nivel kombëtar e ndërkombëtar”.
Në Komunën e Lukovës është shumë e zhvilluar agrokultura si, ullinjtë, portokallet, limonat, qitrot, nërenxat, vreshtat, pjeshkët, kajsitë, fiqtë, nespolet, pjeshkët, mollët, shegët etj, u shpreh Kumi.
Komuna Lukovë ndodhet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, buzë detit Jon. Në përbërjë të saj janë 9 fshatra; Nivicë Buban, Shën Vasili, Lukova, Sasaj, Piqerasi, Borshi, Qazim Pali, Fterra dhe Corraj. Gjatësia e komunës është 72 km nga Saranda në Qafë të Dërrasës, ndërsa gjerësia rreth 25 km nga buza e detit Jon deri në malet e Golemit e të Gjashtës.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s