Portret: Helios Abazi, kryeguzhinieri adoleshent

Nga Telnis Skuqi
LUKOVË – Ai është 18 vjeç, simpatik, energjik, por puna që bën aktualisht në Borsh nuk besohet lehtë pa e parë, aq më shumë të realizuar nga një adoleshent. Gjimnazisti Helios Abazi nga Vlora punon kryeguzhinier që prej një vit e gjysëm, kur u largua nga qyteti i tij dhe u vendos në fshatin bregdetar Borsh të Sarandës në bar-restorant “Ujvara”.

“Ndihem njeri me fat, realizova ëndrrën tim qysh në fëmijëri”, thotë Helios.
Prej viti ka hequr dorë, siç thotë vetë, nga argëtimet e moshës. Preferon të merret me artin e kuzhinës. Peshku është gatimi i tij i preferuar.
“Çdo ditë përgatis të paktën 20 pjata të ndryshme me peshk për klientët. Asnjëra nuk i ngjan tjetrës”, thotë ai  duke nënvizuar se nuk heq dorë edhe nga gatimi i mishit.
‘Prindërit e kanë miratuar zgjedhjen time për t’u vendosur në Borsh”, tregon Helios. Ka një vëlla të vogël që e do shumë. Pëlqen më shumë të komunikojë me familjen, se sa të flasë për të.
“Çdo ditë flas me familjen”, thotë shkurt ai.
Helios dëshiron të vazhdojë universitetin në degën hoteleri-turizëm ku të mund të perfeksionohet në zanatin që ka zgjedhur.
“Jam i bindur se turizmi do të zhvillohet, prandaj dua të vazhdoj studimet e larta”, rrëfen vetë.
Helios thotë se bregdeti në jug të vendit është i bukur, por mungojnë burimet njerëzore. Për të, ende shërbimi në restorante nuk është edhe aq cilësor, por gjërat kanë nisur të ndryshojnë, mendon.
Helios del rrallë në restorant, pasi nuk dëshiron të bezdiset.
“Unë kam pozicionin tim, ndërsa kamarierët kanë pozicionin e tyre. Nuk dëshiroj të ngatërroj rolet”, shpjegon djaloshi 18-vjeçar.
Dje kryeguzhinieri, ndoshta më i riu në Shqipëri mori pjesë në panairin “Vendlindja ime, shtëpia ime”, organizuar nga komuna e Lukovës. Gatimet e tij tradicionale të bregdetit ishin befasuese, plot shije e fantazi për pjesëmarrësit.
Vladimir Kumi, kryekomunari i Lukovës thotë se gjatë viteve të fundit shumë menaxherë që administrojnë bar-restorante në këtë zonë bregdetare janë të moshës së re.
“Rasti i Helios është i veçantë. Jam i bindur që brezi i ri do të sjelli një frymë të re”, thekson Kumi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s