Portret: Namik Zaqe, dje emigrant, sot pronar i një hoteli familjar

Nga Telnis Skuqi
LUKOVË – Nga një ish-bojaxhi në Greqi, Namik Zaqe sot 58 vjeç administron një hotel familjar në një nga pikat më të bukura të bregdetit jonian ,në Lukovë të Sarandës.
Zaqe jeton në vendin e vajzës, me të cilën ra në dashuri në vitet shtatëdhjetë, në Lukovë, aty ku ka ngritur hotelin “Vila Kafe”.

Për të arritur deri te ky investim, i janë dashur 20 vjet punë, 15 prej të cilëve si bojaxhi në Greqi.
Babai i dy fëmijëve të rritur, që janë në emigracion, ka lindur në Salari, një fshat malor i Tepelenës.
“U linda, u rrita dhe jetova në Salari, aty ky dëbora duron deri në vapën e korrikut. Me time shoqe u njoha gjatë aksionit për tarracimin e bregdetit në vitin 1970, kreva ushtrinë e detyrueshme në Sarandë dhe kam jetuar në Lukovë deri në vitin 1992 në një pallat me sipërfaqe 60 metra katror”, tregon Zaqe.
Gjatë gjithë jetës ka punuar si bojaxhi, por puna në Greqi i eci.
“Ika në Greqi në vitin 1992 nga kufiri me shokë. Më pas tërhoqa familjen dhe jetova si emigrant 15 vjet. Fati ishte me mua”, thotë Zaqe.
“Gjatë emigracionit kam menduar vetëm për një shtëpi me bollëk, por 5 vjet më parë u krijua mundësia të hapja një bar-kafe të vogël dhe më pas ndërtova kompleksin familjar me 12 dhoma me 30 shtretër”, shton ai.
Për të, ndërtimi i hotelit në vendin e quajtur “Kulla e Kostit”, 1 km nga Lukova, ishte sakrificë, mendon.
“Ndërtimi ka nisur 5 vjet më parë, e kam bërë me djersën time”, rrëfen vetë.
Zaqe thotë se shërbimi ndaj klientëve nuk është kopjuar nga fqinjët, përkundrazi e ka zgjedhur vetë, kjo fal përvojës vetjake.
“Çdo dhomë ka një guzhinë të kompletuar. Shumë pushues duan të gatuajnë vetë për të ulur shpenzimet”, pohon Zaqe.
Zaqe tregon se çmimi për një dhomë varion nga 35-40 euro nata.
“Fëmijët jetojnë në emigracion dhe çdo sezon vere vijnë për të menaxhuar kompleksi familjar”, thotë Zaqe.
Ai e shikon zhvillimin e turizimit të bregdet vetëm për dy muaj, nga korriku deri në gusht.
“Në Greqi, turizmi zgjat 8 muaj, nga prilli deri në tetor. Është metaliteti i shqiptarëve, të cilët e paragjykojnë të kufizuar sezonin e verës. Këtu gjen det, mal dhe fushë. Na mungon përvoja”, shton ai.
“Lukova për pushuesit ofron kulturën dhe mikpritjen e bregdetarëve. Në këtë zonë gjithçka është bio. Mjalti, produktet blegtorale dhe bujqësore janë të një cilësi të mirë”, thotë Zaqe.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s