Gjirokastër: Marrëveshje bashkëpunimi mes dy Universiteteve

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Universitetet “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës dhe “Zoja e Këshillit të Mirë” i Tiranës nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi që, me të tjerash parashikon, shkëmbimin e stafit akademik dhe teknikave të mësimdhënies.

“Realizimi i programit të rikostruktuar krijon mundësi të reja bashkëpunimi të stafit akademikë, shkëmbimin e pedagogëve, funksionimin e teknika të mësimit të distancë, nëpërmjet videokonferencave, mësimit sinkron dhe ansinkronik, lidhjen mes bibliotekave për shfytëzimi respektiv të fondit të librave”, tha Gëzim Sala, rektor i universitetit “Eqrem Çabej”.
Sipas tij, marrëveshja krijon mundësi të reja studentëve dhe pedagogëve të shkëmbejnë mes njërin-tjetrin eksperenca në dobi të thellimit të kërkimeve shkencore.
Paolo Ruatti, rektori i Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, tha se “zbatimi i kësaj marrëveshje krijon mundësi që studentët të ndjekin studimet kualifikuese pasuniversitare”.
Aktualisht Universiteti i Gjirokastrës ka dy fakultete, Shkenca Natyrore dhe i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, ku studiojnë me kohë të plotë mbi 3000 studentë në 14 degë mësimore.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s