Gjirokastër: Trashëgimia kulturore pa kufij, 40 restauratorë ballkanas

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR –  Kroatja Marijeta Babin është një nga 40 restauratorët e rinj ballkanas që kanë ardhur në Gjirokastër për të mësuar teknikën e restaurimit të vlerave artitekturore historike.
Babin, 25 vjeç vjen për herë të dytë në këtë qytet dhe përsëri po punon në restaurimin e shtëpisë së Babametove, në qendër të zonës muzeale.
“Erdha këtu për të njohur nga afër teknikën e restaurimit, pasi është krejtësisht e veçantë”, thotë Babin.

Gjirokastra ofron arkitekturë otamane që, sipas Babin, është diçka e rrallë në Ballkan.
“Çdo gjë mësohet në terren. Në Kroaci nuk ka objekte karakteristike të stilit otoman, prandaj sa herë të më jepet mundësia do të vij,” pohon Babin.
Babin është pjesë e kampit të vullnetarëve që ndodhet në Gjirokastër prej dy ditësh, mundësuar nga shoqata suedeze “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (Cultural Heritage Without Borders).
Besford Axhanela, mjeshtër restaurator-konservues nga Kosova, thotë se këto praktika aplikohen për herë të dytë në qytetin e Gjirokastrës.
“Është një fat që këto objekte monumentale ndodhen në qytetin e gurtë”, shprehet Axhanela.
Sipas tij, ky qytet ka një perspektivë në të ardhmen dhe meriton një trajtim të veçantë.
“Gjirokastra ka potecial për të ngritur turizmin. Shpresojmë që bashkëpunimi midis pushtetit qëndror dhe vendor të jetë i dobishëm, me objektiv rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj”, shpjegon Axhanela.
Për të, objektet monumentale janë të vështira për t’u mirëmbajtur, sidomos në rajonin e Ballkanit.
Arben Shtylla, shef i Departamentit të Tekonologjisë së Arkitekturës pranë Universitetit jopublik “Polis”, thotë se motoja i këtij projekti është “Edukohu nëpërmjet arkitekturës”.
“Nga 200 restauratorë që ka pasur Shqipëria në vitin 1990, sot vetëm dhjetë kanë ngelur, edhe këta po shterojnë. Për këtë arsyje Universiteti “Polis” po përgatit brezin e ri”, nënvizon Shtylla.
Shtylla tregon se 40 profesionistët e rinj do të stërviten teorikisht dhe praktikisht mbi teknikat e restaurimit.
“Vetë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë gurin, drurin dhe suvanë, sipas teknikave dhe materialeve tradiconale”, thotë ai.
Boiken Abazi është zëdhënësi i shoqatës “Trashëgimia Kulture pa Kufij”. Sipas tij, grupi i vullnetarëve përbëhet nga 40 studentë nga 6 shtete të Ballkanit: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja-Hercegovina dhe Kosova.
“Leksionet do të mbahen nga profesorë të huaj dhe vendas dhe nga specialistë me përvojë”, shprehet Abazi.
Abazi shton se ky projekt zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së përgjithshme “Gjirokastra 2009-11”, financim i shoqatës suedeze, mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe pushteti vendor.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s