Kakavije: Bllokohen 20 kg lëndë narkotike, policia ndalon 3 shtetas

Nga Telnis Skuqi

KAKAVIJE – Policia e Gjirokastrës ka bllokuar mbrëmë në Kakavije, 20 kg lëndë narkotike “marijuanë”, ndërsa ka ndaluar në flagrancë 3 shtetas.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bëri të ditur, se lënda narkotike ishte fshehur në kamjonin tip “Skania”, me targa Gj  1327 B dhe kishte destinacion Greqinë.

“Tre të ndaluarit janë Pellat Dervishi, 54 vjeç, Artur Musta, 40 vjeç dehe Endri Çani, 23 vjeç, që të gjithë nga Gjirokastra”, shtoi policia lokale.

Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e poshtme të trajlerit, të ndara në 18 pako në formë cilinderike, të mbështjella me letër natriban, me peshë që varionte nga 1 deri në 1.5 kg.

Ky është rasti i shtatë gjatë këtij që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bllokon në vijën kufitare lëndë narkotike të paligjshme.

Një javë më parë, policia në jug të vendit bllokoi 50 kg lëndë narkotike, në malin e Buretos, ndërsa dy persona u shpallën në kërkim.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s