Portret: Laver Bariu, mjeshtri i klarinetës 81 vjeçar

Nga Telnis Skuqi
PËRMET – Në Përmet e njohin si Usta Laveri, njeriun që në gjithë shqipërinë njihet si “Gjenerali i klarinetës”.
Ka vite që nuk e vë në buzë instrumentin muzikor që e bëri të famshëm në gjithë vendin. Edhe rrugët e qytetit nuk i shëtit dot më me gjallërinë e dikurshme.

Për dy ditë, Ustai Laveri mbush 81 vjeç. Lindi më 2 maj 1929, në Korçë.
Ende pa mbushur 10 vjeç nisi të ushtrohet me llautën e të atit, Bariut.
Thanas Dino, gazetar, tregon se mbiemri i vërtetë i Ustait është Nukra, por banorët e thërrisnin “Laveri i Bariut”.
“Ai u dashurua me gërnetët qysh në moshë të mitur. Fare i ri mësoi instrumentin në mënyrë autodidakte”, thotë Thanasi.
Thanasi tregon se për herë të parë doli në skenë me gërnetë së bashku me të atin, i cili e shoqëronte me llautë vallen e “Dados”.
“Askush si bie më laverçe, nuk lind më nëna Laver “, thotë Thanasi.
I vendosur për të mos e braktisur deri në fundin e jetës Përmetin, Laveri ka vendosur të qëndrojë me klarinetën dhe kujtimet që e lidhin me të.
Çdo mëngjes, Ustai, me pardesynë e gjatë ngjyrë gri, kapelen sferike dhe syzat e errëta, zbret tek kafja fare pranë shtëpisë, në lagjen “Partizani”.
“Është fat për mua që t’i shërbej këtij gjeniu”, thotë Nado, nusja djalit të tij.
“Sazet përmetare njihen në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Kjo është meritë e padiskutuar e Laver Bariut”, thotë Nado.
Nado, tregon se Laveri e respekton jashtëzakonisht artistin Bujar Lako, i cili intepretoi me mjeshtëri filmin “Gjenerali i gramafonit”, me regjisor Viktor Gjikën.
“Për të ai lënë kokën! Bujar Lako, i cili intepretoi me mjeshtërisht rolin e Halil Beratit, u instruktua nga mjeshtri i klarinetës dhe solli në skenën shqiptare një film që vështirë të realizohet edhe një herë”, pohon Nado.
Vetë Laveri kujton se gjatë sheshit të xhirimit dhe jashtë tij, Bujari ka qëndruar me të 3 muaj, 24 orë në 24 orë, hanin dhe pinin bashkë.
“Ishin ditë të arta”, kujton Laveri.
Usta Laveri nuk flet shumë me gazetarët, ka huqet e një gjeniu dhe kur lëshon ndonjë fjalë e lëshon me kursim.
Laveri tregon shkurt se qysh i vogël i ka sajuar vetë veglat muzikore, me degët e pemëve, por edhe me kallama gruri.
“Usta Laveri u ushqye me dashurinë për instrumentin dhe ndoqi me dinjitet traditën e Afize Leshkovikut, Meti Përmetit dhe ustallarëve të tjerë të veglave muzikore përmetare”, thotë Nado.
“Ai i dha një vulë të vërtetë origjinale, muzikës së jashtazakonshme përmetare, veçantërisht kabasë”, shton Thanas Dino.
Biografia me Ustanë ishin puna më e vështirë për të ndërtuar diçka nga jeta e tij.
Fjala “Kali i kuq e ka një huq”, duket e ngushtë në shpjegimin e njeriut të klarinetës shqiptare.
Ai nuk dëshiron të flasi për jetën e tij. Megjithatë, me ndihmën e Thanasit dhe Nados arrita t’i rrëmbeja disa fjalë.
“O, t’u bëftë Laveri ti, kohën e Mukës më kërkon tani ti mua, unë jam i vdekur tani, klarinetën e kam filluar unë, por nuk di datat, nuk marr vesh andeja. Kam punuar xhezin për herë të parë. Kam lënë xhezin, pasandaja…”, ishin fjalët që nxorri nga goja, Usta Laveri.
Kulmin e tij artistikë Laveri e ka pasur me këngëtarin e pavdekshëm Mentor Xhemali, vetëm vdekja i ndau.
“Kur zumë këngën “Mora rrugën për Janinë”, u njoha me Mentorin. Melodia është imja, nuk diskutohet. Mentori më dëgjonte, më rëntë pika për ty usta, faleminderit, thosh kur i bënja vërejtje, i thosha të ulej një notë më poshtë”, tregon Laveri.
“Ndërsa, kënga “A kanë ujë ato burime”, është impovizuar rastësisht kur korrnim me drapër, erdhi m’u hodh në qafë, kur ishte edhe gruaja ime aty”, e mbyll bisedën për mjeshtëri.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s