Reportazh / Luftërat e heshtura të Lazaratit, mes hashashit dhe ndryshimit

Nga Telnis Skuqi
LAZARAT – Para disa ditës, gazetarja holandeze e të përditëshmesh “Trouw”, Anke Truijen vizitoi Lazaratin, fshatin e shumëdiskutuar të Gjirokastrës.
Ajo kishte ardhur për platancionet që, sipas saj, ishin plotë me bimë narkotike.

Në fakt, Truijen, që vjen për herë të parë, gjeti një mjedis krejt tjetër.
“Lazaratin e kam njohur nëpërmjet massmedias, si fshat problematik. Të them të drejtën kam ngelur e habitur nga bujaria e tyre”, shprehet Truijen.
Truijen thotë se qëndroj në Lazarat mbi 3 orë, takoj kryetarin e komunës, bashkëbisedojë me disa banorë, foli me 3 punonjës policie në qendër të fshatit dhe në fund shijoj një gotë rakie lazaratase.
“Këtu banorët nuk janë dhe aq armiqësorë sa thuhet. Të respektojnë dhe të ftojnë në shtëpinë e tyre”, tregon Truijen.
A.Skëndo nga Lazarati, 55 vjeç, babai i katër fëmijëve, ish-baxhoxhi që sot merret me nxjerrje guri, tregon me sinqeritet fillimet e kultivimit të bimës narkotike.
“Para një dhjetë vjetësh, lazaratasit e kultivuar bimën pa e ditur se çfarë po bënin. Nuk ia kishin idenë. Fitime ishin në mjaftueshme, por jo të kënaqshme, siç thuhet. Situata ekonomike gjatë qeverisje 8 vjeçare të socialistëve u rëndua shumë dhe banorët ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën për të mbrojtur prodhimet e tyre, sidomos gjatë sezonit të vjeljes”, rrëfen Skëndo.
Skëndo thotë se këtë vit kanë ndryshuar, shteti po vepron me forcën e ligjit dhe pothuajse të gjitha autobote me ujë janë bllokuar nga policia e Gjirokastrës.
“Jemi lodhur me këtë histori të shëmtuar. Fëmijët po rriten të shkurtër. Gratë vetëm sëmuren dhe brezi i ri po edukohet keq”, thotë Skëndi.
Afro dy javë më parë, një vogëlushe nga Lazarati humbi jetën në spitalin civil.
Mjekët u përpoq të bënin gjithçka për të shpëtuar jetën, por ilaçet nuk i bënin derman.
“Të gjitha këto të këqija kanë ardhur nga ndotja e mjedisit. Bima narkotike mban një erë të rëndë, e dëmshme për trupin e njeriut”, shton ai.
Skëndi thotë se sivjet asnjë banorë nuk ka kultivuar bimë narkotike, për këtë ai është gati të vërë duart në zjarrë.
I këtij mendimi është edhe Dashnor Aliko, kryetari i komunës së Lazaratit prej tetë vjetësh.
Ai thotë se komuna shtrihen në malin e Gjerë, ka një sipërfaqe prej 41 mijë hektarë dhe 5200 banorë
“Kemi dëgjuar se Lazarati i ngjan Sicilisë. Neve jemi munduar që Lazarati ta bëjmë si Las Vegas”, shprehet me humor Aliko, duke përdorur për krahasim zonën italiane për veprimtarinë e mafies dhe shkëlqimin amerikan të Las Vegasit.
Aliko tregon se gjatë këtij viti është krijuar një grup pune, të ndara sipas lagjeve. Grupi kryesohet nga kryeplaku, një anëtar këshilli, një punonjës nga administratën shtetërore dhe dy pjesëtarë nga Policia e Shtetit.
“Do të bëhet kontroll cep më cep. Nëqoftës identifikohet lënda narkotike përgjegjësi do të mbaj i gjithë grupin. Këtë e them me përgjegjësi”, thotë Aliko.
Sipas tij, personi që disponon lëndë narkotike do të përballet me ligjin.
“Lazaratasit nuk janë përdorues të lëndës narkotike”, siguron Aliko.
Aliko thekson se mbështetja e tij si kryetar komune është rritur, pasi ka mbështetjen e njerëzve të ndershëm dhe intelektualët.
““Unë e njoh nga afër komunitetit dhe mendoj se të gjitha ato që janë thënë në media nuk janë të vërteta. Neve kemi kosuret tona, por jo ajo ngarkesë që iu bëhen komunitetit tim. Komuniteti ka nevojë për zbatim ligji”, shton ai.
Aliko pohon se jo të gjithë besojnë tek ligji. Ku një shumicë e kundështon një ligji, do të thotë që ajo nuk është e mirë. Por ku një ligj e respekton maxhoranca, kjo do të thotë që është e mirë.
“Lazarati e respekton ligjin dhe mundohemi të imponojmë pakicën”, thotë Aliko, duke nënvizuar se “ne shikojmë seriozitetin e qeverisë dhe jo presionin. Ligji ka nisur të veproj në Lazarat”.
Aliko thotë se në 2003-04 është kultivuar shumë kanabis, por çdo vit ka ulje me 20%.
“Tani jemi tek pika e penalltisë për të përcaktuar fitoren. O fitojme ne ose pjesa tjetër. Në them të drejtën na vjen mirë të fitojmë neve”, pohon Aliko.
Ku jam mandatuar si kryetar i komunës, kujton Aliko, kam gjetur një terren shumë të vështirë. Komuniteti ishte larg policisë. Ka pasur disa raste, të cilat policia nuk është treguar profesionale në aksionet që ka kryer në Lazarat. Jam munduar shumë për të kthyer Lazaratin tek ligji.
Ai e konkretizon këtë deklaratë duke përmendur vitin 1999, ku policia e atëhershme favorizonte kontrabandën, hynë në Lazarat forcërisht dhe u përleshën me armë, 7 speciale të RENEA-s u plagosën.
“Në vitin 2003, ku policia u fut të Lazarat, merr “peng” 30 çunak, i torturon në mënyrë më të keqe dhe në fund të gjithë të dolën pa precendentë penale. Këto ishin disa nga raste që humbën besimin komunitet-polici. C’tregon vitrinat ka magazina”, thotë Aliko,
Aliko tregon se Lazarati është qendër patriotike në jug të vendit. Kemi pasur 3 luftra të heshtura, një luftë nga komunistët, një nga antishqiptarët dhe një luftë nga persona që e kanë pasur Lazaratit inat, prapë kemi mbijetuar.
“Tani po ecim përpara”, përfundon Aliko.
Gentina Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, pohon se prej katër vjetësh Policia e Shtetit po ushtron forcën e ligjit për të minimizuar deri në zero kultivimin e bimëve narkotike.
“Sot nuk është problem që policia të patrulloj në çdo cep të Lazaratit. Plani për të luftuar bimën e paligjshme është ndarë në tre faza: komunikim, identifikim dhe goditje”, shprehet Mullai.
Sipas tij, policia e Gjirokastrës ka nisur të zbatoj në terren fazën e parë. Prej 10 ditësh patrullat e përgjitshme ushtrojnë kontroll në të gjithë territorin e komunës së Lazaratit me tre turne, deri tani asnjë incidentë.
“Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Strategjia e Policisë së Shtetit është të vendosim rendin edhe në komunën e Lazaratit”, pohon Mullai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s