Reportazh / Borshi, me detin e pastër si pika e lotit në pritje të pushuesve

Nga Telnis Skuqi
LUKOVË – Isuf Lala është larguar pa gdhirë, së bashku me varkën e tij, drejt detit dhe fati ishte me të, në rrjeta ka rreth 5 kg peshk.
“Është një ditë e mbarë. Peshkimi më ka ecur mirë”, thotë Lala, 45 vjeç, teksa fillon të pastrojë rrjetat.

Ai tregon se asnjëherë nuk është larguar nga fshati Borsh.
“Kurbetin nuk e njoh. Të ardhurat që kam siguruar nga ky profesion më kanë dhënë mundësi të ndërtoj një godinë trekatëshe, rreth 150 metra larg bregut,” thotë Lala.
“Deti ka huqe dhe po nuk e trajtove mirë të rrëmben”, pohon Lala, peshkatar prej 25 vjetësh.
Për të, sezoni më i begatë për peshkim është pranvera dhe vjeshta, ndërsa dimri dhe vera jo dhe aq.
“Në dimër deti egërsohet, ndërsa në verë peshku largohet, trembet nga pushuesit”, pohon Lala.
Lala thotë se pavarësisht tranzicionit politik, borshiotët nuk e kanë betonizuar bregdetin, për të cilin ai flet thuajse si poet.
“Borshi të zgjat jetën. Këtu ka një peizash të mrekullueshëm. Dielli perëndon në mënyrën më spektakolare”, shton ai.
Vladimir Kumi, është kryetari i komunës së Lukovës prej afro 4 vjetësh.
“Plazhi i Borshit është gjithnjë ftues për të kaluar qoftë edhe një ditë të vetme në ujin e tij të pastër, si pika e lotit”, shprehet Kumi.
“Kjo zonë është e bekur nga natyra,” shprehet Kumi.
Gjatësia bregdetare e komunës së Lukovës është 72 km nga Saranda në Qafë të Dërrasës, gjerëia 25 kilometra nga buza e detit Jon deri në malet e Golemit (Gjirokastër) dhe përbëhet nga nëntë fshtara: Nivicë, Shën Vasili, Lukova, Sasaj, Piqerasi, Borshi, Qazim Pali, Fterra dhe Corraj.
Ndër veçoritë më të spikatura në këtë zonë është turizmi familjar.
“Banorët investojnë çdo vit për të përshtatur shtëpitë e tyre për pushuesit”, siguron Kumi.
Kumi thotë se një vit pas përfundimit të rrugës së re të bregdetit, tani sfida e pushtetit vendor është mjedisi. Sipas tij, prej një viti është ndërmarrë një aksion për pastrimin e zonës nga mbeturinat urbane.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s