Reportazh / Dhëmblani, fshati që krenohet për ujin e embël, mishin e pjekur dhe bimët mjekësore

Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – Syrja Ceka nga Dhëmblani, 60 vjeç, babai i katër fëmijëve të rritur, nuk e ka braktisur kurrë fshatin Dhemblan, edhe në ditën ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në disa depo të ushtrisë si sot  katër vjet më parë, duke shkaktuar 3 të vdekur dhe 7 të plagosur.

“Ishin ditë të vështirë për banorët e komunës Lopez”, thotë Ceka. Ai kujton se shpërthimi ndodhi rreth orës 13.15 të 6 majit të vitit 2006. “Shpërthimi ishte një gabim njerëzor, por reagimi i shtetit ishte i menjëhershëm”, pohon Ceka, ish- financier i komunës Lopëz.
Sipas tij, ushtria dhe policia lokale ndërhynë me profesionalizëm dhe shpëtuan shumë jetë njerëzish.
Për të shkuar në fshatin Dhëmblan, rreth 27 kilometra larg nga Tepelena, duhen të pakën 90 minuta rrugë. Deri në fshatin Dukaj, rreth 12 kilometra, udhëtohet lehtë, rruga është e asfaltuar, ndërsa pjesën tjetër duhet të bësh durim. Janë 3 vargmale të larta dhe të vështira për t’u kaluar.
Pas një kthesë 90 gradë në drejtim të lindjes, 700 metra mbi nivelin e detit, shfaqet fshati Dhëmblan, plot gjelbërim. Ujë i ëmbël, mishi i pjekur dhe bimët mjekësore, janë tre nga veçoritë e kësaj zone.
Vait Sina është prej katër vjetësh kryetar i komunës së Lopezit. Ai thotë se komuna ka një sipërfaqe prej 10 mijë hektarë, përbëhet nga pesë fshatra: Dhëmblan, Matohasanaj, Sinanaj, Lap Martalloz dhe Dorza ku jetojnë 600 familje.
Sina thotë se banorët e zonës arrijnë të sigurojnë jetesën nga grumbullimi i bimëve mjekësore dhe blegtoria.
“Tregu i shitjes është i sigurtë. Bimët mjekësore grumbullohen lehtësisht dhe fitimi për një familje varion nga 3 deri në 5 milionë lekë të vjetra në vit”, pohon Sina.
Sina tregon se fshati Dhëmblan njihet për mishin e shijshëm dhe ujin e ëmbël. “Dhëmblani vjen nga fjala ‘ujë që lan dhëmbët’. Natyra është treguar njerëzore dhe gjithçka këtu është bio”, shpjegon Sina.
Sipas tij, komuna Lopez ka 10 mijë krerë bagëti, kryesisht dele dhe pak lopë dhe kafshë shtëpiake.
Baxhoxhiu Feim Zino, 45 vjeç, vlerësohet nga banorët si mjeshtër për nënproduktet e qumështit si djathi dhe gjalpi. Kam 15 vjet vjet që ushtroj këtë profesion, por sivjet prodhimi është i mbarë, thotë Zino, duke shtuar se djathi dhe gjalpi “avullon” brenda ditës, e blejnë tregëtarët nga Shqipëria e Mesme.
Në fund të vitit 2006, Qeveria shqiptare arkordoi në formë kompensimi një shumë prej 6 milionë lekësh për të dëmtuarit nga shpërthimi në Dhëmblan, por asnjë banor i kësaj zone nuk i tërhoqi lekët.
Kryetari i Komunës, Vait Sina,  thotë se veprimi i qeverisë ishte i shpejtë, por nevoja për të përmirësuar infrastrukturën rrugore është më e domosdoshme.  Ai i kërkon qeverisë që dëmshpërblimi që nuk u tërhoq nga banorët të përdoret për asfaltimin e rrugës me gjatësi 17 kilometra.
Sina shpreson në zhvillimin e turizmit malor pas përfundimit të hidrocentralit të Kalivaçit.
“Komuna Lopez bëhet një nga zonat më të bukura malore me përfundimin e hidrocentralit”, thotë Sina.
Grumbullimi i ujërave të lumit Vjosë, që parashikohet të ndodhë pas dy vjetësh, do të krijojë një liqen të madh dhe krahas blegtorisë ketu do të zhvillohet edhe peshkimi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s