Sarandë, “rruga e biznesit”, gati për sezonin e prodhimit

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Rruga Sarandë-Pllakë-Xarrë, me gjatësi 7 kilometra, e quajtur ndryshe edhe si “Rruga e biznesit”, është në metrat e fundit të asfaltimit të saj.

Në këtë sezon të ri prodhimesh për kultivuesit e bostanit dhe të agrumeve në Xarrë, Mursi dhe Konispoli, ajo do të jetë tërësisht në përdorim të tyre. Ndërkohë, ajo është një rrugë alternative edhe për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve në drejtim të Qafë Botës e anasjelltas, duke shmangur lundrën e Butrintit.
Përfundimi i punimeve në aksin rrugor Sarandë-Pllakë-Xarrë po krijon kushte optimale për transportin e prodhimeve bujqësore, si bostan, agrume dhe rrush, që kultivohen në masë në zonën e Konispolit, Mursisë e Xarrës.
Ajo mundëson transportin brenda një kohe të shkurtër dhe me më pak shpenzime e në më pak kohë të harxhuar, të mauneve që i çojnë këto prodhime në Tiranë, Kosovë, Maqedoni, etj.
“Komuniteti i fermerëve këtë përmirësim në infrastrukturën rrugore e ndjen në mënyrë të drejtpërdrejtë”, shprehet kryetari i komunës së Xarrës, Dhimo Kote, i cili është njëherësh edhe pjesë e biznesit të kësaj zone.
Rruga Sarandë-Pllakë-Xarrë është investimi i buxhetit të shtetit me vlerë 2 milionë euro.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s