Sarandë: Bostani i Xarrës tregtohet në tregun europian

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Gjashtë fermerë të komunës së Xarrës, rreth 20 kilometra larg qytetit të Sarandë, janë të parët që hedhin në treg prodhimet e bostanit.

Kostandin Koça, fermer, 47 vjeç, shprehet se sivjet cilësia e prodhimit është e mirë, çmimi ka pësuar ulje, pavarësisht rritjes së shpenzimeve.
“Nga 170 lekë/kg që ishte vjet, sivjet bostani do të shitet me 140 lekë/kg”, thotë Koça, që shton se bostani i Xarrës piqet më herët nga rajonet e tjera të Ballkanit, zakonisht në fillim të majit, falë klimës së ngrohtë dhe pozicionit të favorshëm gjeografik.
“Tregu është i sigurtë. Çdo fillim viti bëjmë kontrata të rregullta me tregtarët nga Kosova, Kroacia dhe Greqia”, thotë Koça.
Sipas tij, sivjet parashikohet të prodhohet 1200 kv, 200 kv më shumë se vitin e kaluar.
Vjet, të gjashtë feremerët e Xarrës u çertifikuan për prodhimet e tyre në tregjet europiane.
Dhimo Kote, kryetari i komunës së Xarrës, thotë se pas nënshkrimit të MSA (Marrëveshja e Stabilizimit- Asociimit), detyrimet në këtë fushë janë të mëdha, ndërsa biznesi dhe ekonomia e zonës ka përfitime konkrete nga njohja dhe përdorimi i standarteve europiane në prodhimet bujqësore.
“Është e domosdoshme që prodhuesit e bostanit të kenë informacionin e duhur për përfitimet që vijnë nga çertifikimi i produketeve apo shërbimeve që ofrojnë”, pohon Kote.
“Ky grup prodhuesish në komunën e Xarrës është marrë si modeli i fermerëve më të grupuar dhe më rezultativë në rang vendi”, shton ai.
Sipas tij, gjashtë prodhuesit e bostanit tashmë janë të pranishëm në disa prej tregjeve europiane.
“Këta fermerë kanë të drejtën të eksportojnë drejtpërdrejtë në vendet e Bashkimit Europian, pa ndërmjetësinë e të tretëve”, thotë Kote.
Ai shton se përfundimi i aksit rrugor Sarandë-Pllakë-Xarrë, ose siç njihet ndryshe “Rruga e biznesit”, me gjatësi 7 kilometra, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 2 milionë euro, ka krijuar kushte optimale për transportimin e prodhimeve bujësore.
“Komuniteti i fermerëve këtë përmirësim në infrastrukturën rrugore e ndjen drejtpërdrejtë”, thotë Kote, që është njëherësh edhe pjesë e biznesit të kësaj zone.
Aleks Buzuka, 53 vjeç, ekonomist, është një nga gjashtë fermerët që ka përfituar nga nënshkrimi i MSA.
Ai tregon se eksporti i bostanit sivjet është lehtësuar dhe prodhimet tyre kanë shumë avantazhe konkurruese në tregjet lokale, rajonale e ndërkombëtare.
“Çertifikimi i bostanit i ka dhënë fund manipulimeve. Dy vjet më parë tregëtarët nga rajoni eksportonin prodhimet tona dhe më pas i importonin me siglën e tyre duke vjedhur kështu emrin tonë”, tregon Buzuka.
Buzuka thotë se bashkimi i sipërfaqes së tokës me pesë fermerët të tjerë, ka rritur ndjeshmë prodhimit dhe ka ulur shpenzimet, pavarësisht rritjes së menjëherëshme të naftës.
“Jam i bindur se sivjet do të përfitojmë më shumë të ardhura, pasi bashkimi i sipërfaqes së tokës na ka dhënë mundësi të prodhimet tona t’i administrojnë më mirë”, shprehet ai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s