Manastiri i Kakomesë, dikur me një bibliotekë të pasur, tashmë pa histori

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Rreth 50 vjet më parë, Manastiri i Kokomesë në Sarandë dispononte një bibliotekë të pasur me dorëshkrime, libra dhe dokumente, por që u zhdukën gjatë regjimit komunist.

I ndërtuar shtatë kilometra larg qytetit të Sarandës, në afërsi të fshatit Nivicë, Manastiri “Fjetjes Tereshenjtes Mari” ngrihet në pjesën fundore të malit të Nivicës, prej nga duket panorama e Gjirit të Kakomesë.
Ilir Papa, drejtor i drejtorisë së Kulturës Kombëtare në Sarandë, thotë se manastiri është një objekt me interes, por nuk ekziston asnjë dokument historik.
“Deri në fillim të shek. XX në manastir ruhej një ungjill i shkruar me dorë në fletë pergameni, i zbukuruar me miniatura dhe me kapakë argjendi me figura në reliev, që u relizuan në vitin 1562”, tregon Papa, i cili nënvizon se objekti paraqet vlera historike dhe shpirtërore, por mungesa e përkujdesjes e kanë kthyer në një kompleks rrënojash.
“Gjatë sistemit komunist shumë pjesë arkitekturore u dëmtuan, duke sjellë degradimn e plotë të saj”, shprehet Papa.
Ai thotë, se tre vjet më parë Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë (KOASH) ka rinisur restaurimin e saj.
Gentian Stratobërdha, arkitekt-restaurator, e cilëson restaurimin e Manastirit të Kakomesë si një mundësi për të rijetëzuar këtë objekt të rëndësishëm në jug të vendit.
Manastiri i përket tipit të fortifikimit. Ajo përbëhet nga kisha, kulla dhe nga konakët. Kompleksi i manastirit mbyllet nga muri rrethues, me hyrje nga ana perëndimore, si dhe nga porta e punuar me gurë të latuar”, thotë Stratobërdha, duke shtuar se rikonstruksioni i objektit kap vlerën e 154 mijë eurove, ndërsa punimet parashikohen të përfundojnë në vitin 2011.
“Restaurimi i monumentit pritet të rrisë numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj, duke e kthyer atë në një qendër shpirtërore”, siguron Stratobërdha.
Sipas tij, kisha përbëhet nga naosi dhe hajati. “Naosi është në formë kryqi me kupolë, triapsidal, me përmasa 6.8. x 3.70 metra. Ndërtimi i kollonave në krahun verior dhe jugor krijon një bërthamë katrore qëndrore të mbuluar me kupolë mbi një tambur të lartë”.
Manastiri është i ndërtuar me gurë, fugatura të rrafshuara me llaç gëlqereje, tamburi i suvatuar, muret dekorative me korniza të thjeshta, ndërsa çatia e mbuluar me tjegulla.
Stratobërdha thotë se në qoshen lindore të oborrit, në pikën më të lartë, ngrihet një kullë trekatëshe.
“Ky objekt prej guri ka dy shkalla të jashtme dhe sheshpushimi përpara portës ka qenë prej druri. Në katin e sipërm ruhen ende gjurmët e një ballkoni me dalje të mbyllur”, shprehet Stratobërdha, duke theksuar se trajtimi arkitektonik i kullës është i thjeshtë.
Karakter të ndryshëm arkitektonik ka ndërtesa dykatëshe e ndërtuar në qoshen veriore në oborrin e Manastirit të Kakomesë.
Specialisti Stratobërdha thotë se ndërtesa përmban elemente të shumta arkitektonike, si harqe, kollona, korniza, pragje dritaresh etj., që të gjitha të realizuar me gurë të gdhendur.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s