Vëzhgim/Gjirokastër: Kaminat e qymyrdrurit kthejnë jugun në territor të zhveshur

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Rreth 25 mijë ton qymyrdruri prodhuar nga pyjet e në jug të vendit kalon çdo vit për në Greqi.

Sikur të mos mjaftonte dëmi i pallogaritshëm nga zjarret e verës dhe shkrumbojnë hektarë të tëra me pyje dhe kullota, konsumi i druve të zjarrit për ngrohje rrezikojnë të zhduken.
Stefan Rrapi, specialist i mjedisit, thotë se sopatat, sharra dhe motosharat e kanë shëndërruarn jugun e vendit në një territor të zhveshur nga bimësia dhe gjelbërimi.
“Drejtoria e pyjeve dhe kullotave duhet të luaj një rol të rëndësishëm për parandalimin e shfarrojes së pyjeve”, thotë Rrapi.
Rrapi tregon se shumë subjekte private, prodhimin e qymyrdrurit e bëjnë në zonat të thella, larg syve të publikut, në disa vende që quhen kamina.
“Kontrollet ndaj shkatërrimit të mushkrisë së gjelbërt janë formale, por edhe raportet e zyrtare për shfarrosjen e sipërfaqeve pyjore nuk janë të sakta”, shprehet Rrapi.
Sipas tij, nëse kaminat e qymyrdrurit do të vazhdojnë të digjen dhe eksportojnë me rritmin aktual, atëherë brenda pesë vjetësh gjeblërimi do të zhduket.
“Në Karroq të Sarandës, ekzistonte imazhi i pyllit të dikurshëm, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, por sot ai është zhdukur në mënyrën më të pamëshirshme dhe e gjithë lënda është transformuar në qymyrdruri në Greqi”, pohon Rrapi.
Sipas specialistit Rrapi gjatë verës së vitit të kaluar në rrethet e Gjirokastrës, Përmetit, Sarandës, Delvinës dhe Tepelenës u përshkuan nga zjarret rreth 12 mijë ha pyje dhe kullota, ndërkohë që raportohen si të djegura plotësisht rreth 170 hektarë pyje.
“Dëmi është i pallogaritshëm edhe në drejtim të faunës”, shton Rrapi.
Të dhënat nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave, bëjnë të ditur se në qarkun e Gjirokastrës 10 firma ushtrojnë aktivitetin e tyre të eksportit të qymyrdrurit.
Ndërsa, dega e doganës së Kakavijes, bënë të ditur, se vitit 2009 volumi i mallrave të eksportit, nga kjo doganë është rritur me rreth 10 % në krahasim me vitin 2007.
“Nëse kemi parasysh që në strukturën e këtij eksporti përfshihen vetëm 3 artikuj, gurë dekorativë, peshk i freskët dhe qymyrdruri, kjo e fundit zë më shumë se 60 % të eksportit të këtyre produkteve”, shprehen burimet e lartpërmendura.
“Në mënyrë të drejtpërdrejtë, mund të themi se firmat private po shkrumbëzojmë dhe shesim mushkëritë tona, mandej edhe duke thithur tymin e djegjes së tij”, thekson Rrapi.
Rrapi siguron se kjo katastrofë mjedisore po zhvillohet më të njëjtën hap dhe në rajonin Sarandë-Delvinë.
“Gjatë 4-5 vjetëve të fundit janë shfarrosur për prodhim qymyrdruri rreth 500 ha me pyje me një vëllim mbi 30 mijë metra kub dru, me të cilat janë prodhuar 2 mijë ton qymyrdruri”, përfundon Rrapi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s