Arkeologji / Sarandë: Furra antike e Mesopotamit, objekti që doli në dritë nga gërryerja e tokës

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Çdo arkeolog do ta kishte ëndërr të nxirrte në dritë furrën antike të Mesopotamit, që mendohet se i përket shekulli XIII-XIV para Krishit, por objekti monumental u “zbulua” nga gërryerja e tokës prej ujërave të lumit Bistricië.

Gëzim Sala, historian, njëherazi rektor i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, thotë se furra u zbulua 12 kilometra larg qytetit të Sarandës, 400 metra në veri të kishës së Mesopotamit.
“Kjo furrë është e para e zbuluar në jug të vendit dhe ka vlera të veçanta për njohuritë e përpunimit të qeramikës së ndërtimit në këtë territor. Objekti me përmasa katërkëndorë 6.20 x 1.15 metra, trashësi 9 cetrimetra ishte fshehur prej shekujsh në thellësi 25 centrimetra”, shprehet Sala.
Sipas tij, tullat e punuara me baltë të përzier me kashtë drithi me ngjyrë të kuqe ruajnë në faqet anësore gjurmë djegieje nga temperaturat e larta.
“Ndërtimi i furrës është i ndarë në dy pjesë: dhoma e pjekjes dhe vatra, që në shtresë horizontale krijojnë skorën. Ajo mbështetet në boshte çifte kollonash, që lidhen me harqe me diametër 0, 60 metra midis tyre të ndërtuar me tulla në formë trapezoidale, me gjatësi dhe gjerësi përkatësisht 27 dhe 22 centrimetra”, pohon Sala.
Ai tregon se në periudhën romake ekzistojnë furra pa mbulesë, ku përdoreshin enët dhe tjegullat për largimin e tymit. “Pjekja realizohej nëpërmjet gazeve djegëse të formuara në vatër përmes vrimave të skorës, ku ishte depozituar materiali i papjekur”, thotë Sala.
Furra të tilla ndeshen që nga antikiteti, deri në mesjetë, të cilat kanë të njëjtin parim të funksionimit, por ndryshojnë përsa i përket materialit të ndërtimit dhe dimensioneve të tyre.
“Për të ruajtur temperaturën nga jashtë, vatra ishte e izoluar me një shtresë balte argjili, ndërsa për lëndë djegëse, përdorej druri”, shpjegon Sala.
Më tej, historiani thotë se furrat antike të Mesopotamit prodhonin tulla, tjegulla dhe enë të mëdha. Të tilla janë ndeshur edhe në Gjermani, Rumani e Bullgari.
Arkeologu Dhimitër Çondi thotë se shumë tulla dhe tjegulla antike janë zbuluar në zonat e Kaonisë.
“Tullat dhe tjegullat të harkuara kanë ngjashmëri me ato të përdorura për ndërtimin e Kishës së Mesopotamit”, shpjegon Çondi, duke nënvizuar se teknika e ndërtimit dhe teknologjia e proçesit të pjekjes flasin për një traditë të avancuar.
“Ajo ka funksionuar për periudhë të gjatë dhe ka pasur prodhimtari të madhe”, shton ai.
Çondi thekson se furra antike ka luajtur një rol rëndësishëm për zhvillimin e rajonit gjatë periudhës bizantine dhe më vonë u braktisë nga banorët, ashtu siç u braktis dhe lugina e Mesopotamit.

Advertisements

2 Komente

  1. Koment nga Agron Luka
    Pa me te voglin dyshim kjo furre pjekje tullash dhe qeromidhesh/qeramikë eshte nje objekt jashtzakonisht i rendesishem. Por, mjerisht kujdesi i ruajtjes ne Shqiperine e sotme eshte zero! Aq zero sa te krijohet pershtypjs a thua se dikush deshiron ta çoje vendin tone ne zero, simbas asaj “terapise kirurgjikale te schockut” te uzinave dhe fabrikave….!

  2. Agron Luka koment shtese:
    Ne botimet dhe interpretimet e arkeologeve dhe studiuesve tone, jo rralle lexon vleresime per importe qeramikash paradoksalisht deri edhe nga “ana e anës”! Kjo furrë hedh drite se qeramiken, balten poçerine e kane punuar e prodhuar edhe parardhesit tane. Çeshtja e modeleve e tipeve eshte tjeter gje. Aktualisht ka nje pakujdesi te pafalshme per ruajtjen, restaurimet etj. Ne Butrint kam pare disa me nder “restauratore muratore mirditore” duke perdorur llaç me çimento!!!! Ne disa rruge e shkalle te improvizuara kishte deri edhe pllaka me mbishkrime!!! O booboooo çfare injoranceeeee…. Restauratoret duhen me shkolle!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s