Sarande: Fluks vizitorësh vendas e të huaj këtë fundjavë

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Saranda ka shënuar këtë fundjavë një fluks të lartë vizitorësh, ndërsa trageti turistik “Rena S2”, solli në qytet 200 turistë të huaj.

Mbi 100 autobuzë, 3 mijë mjete të vogla, 500 motorrë të markave të ndryshme janë konstatuar në qytet ditët e fundit, tregon për ATSH-në, Shefi i Policisë Rrugore, Gjylani Shehu, i cili siguron se, pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes, qarkullimi për asnjë moment nuk është bllokuar.
Sipas tij, janë marrë të gjitha masat për menaxhimin sa më mirë të situatës për qarlullimin rrugor si në hyrje e  daljet e qytetit edhe në brendësi të tij.
Për vizitorët e shumtë të Sarandës flasin edhe hotelierët, të cilët pohojnë se, hotelet janë zënë me kapacitet të plotë. Madje plot me vizitorë janë edhe dy hotele që funksionojnë në Berdenesh, rreth 5 kilometra larg nga Saranda.
Edhe pse deti ka pasur valëzim 4 – 5 ballë, kjo nuk ka penguar lundrimin e trageteve të transportit Korfuz-Sarandë, apo atë turistik “Rena S2”.
Saranda shtrihet në ekstremin më jugor të Shqipërisë, me sipërfaqe 749 km2 e popullsi 35.235 banorë. Gjatësia e përgjithshme e vijës bregdetare që laget nga deti Jon është 66,7 km. Pozita e favorshme gjeografike dhe dalja e gjerë në detin Jon e Mesdhe, afërsia me ishujt Jonianë, një nga pikat më të frekuentuara turistike, bukuritë e relievit dhe pasuritë e shumta historike e kulturore, e bëjnë tepër të favorizuar qytetin e Sarandës për zhvillimin e turizmit në raport me rajonet e tjera të vendit tonë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s