Reportazh / Sarandë: Hotelet i japin “dorën e fundit” akomodimit

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Prej 10 vitesh Dhimitër Gjoni që administron një hotel pesëkatësh buzë detit Jon, pranë shëtitoresh kryesore në Sarandë, thotë se peizazhi dhe klima e ngrohtë mesdhetare nuk i ka “tkurur” turistët vendas dhe të huaj, përkundrazi.

“Sivjet kam shumë prenontime, sidomos nga Greqia”, pohon Gjoni. Sipas tij, shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë përtej kufirit sivjet kanë zgjedhur Sarandën për të pushuar, pasi në vendin fqinj janë rritur çmimet.
Gjoni shpjegon se mes hotelierëve ka nisur gara për të akomoduar sa më shumë pushues, pasi pranvera është stina kur vendoset “fati” i sezonit të verës.
“Nga 105 hotele të regjistruar pranë Shoqatës së Hoteliere në Sarandë, 70 përqind e tyre aplikojnë çmime të zbutura, ku në disa raste nuk mungon edhe okazioni”, shprehet Gjoni.
Duke thelluar eksperiencën e një viti më parë, mendon Gjoni, çdo klient që do të zgjedhë për pushime qytetin e Sarandës, do të paguajë nga 2000 deri në 3500 lekë në natë.
“Ky çmim do të ruhet dhe në pikun e sezonin korrik-gusht, përfshirë mëngjesin dhe darkë bufe”, siguron Gjoni.
Agim Mato nga Saranda, 65 vjeç, administrator prej 16 vjetësh i shtëpisë botuese “Milosao”, thotë se prej katër vjetësh vendasit po investojnë në fushën e hotelerisë me plane afatgjata.
“Ka ikur koha kur hotelet ndërtoheshin si kërpudhat pas shiut. Banorët Sarandës në vend të “hiqnin vetullat, nxorrën syrin”. Shkatërrimi urban nuk ekziston më”, shprehet Mato, që vlerëson se pushteti vendor ka ndërhyrë për të frenuar formalitetin.
“Në kohët moderne nuk punohet me lopata të vjetra”, shton ai, duke treguar se administratorët e hoteleve kanë filluar të hedhin vështrim për të ardhmen.
“Plazhi i Sarandës është gjithnjë ftues, ndaj shërbimi ndaj pushuesve duhet të jetë cilësorë”, mendon Mato, duke shpresuar se sivjet numri i turistëve të huaj do të dyfishohet.
Vitin e kaluar, qeveria miratoi një ligj për heqjen e taksës hyrëse për gjithë shtetasit e huaj që dëshironin të vizitonin vendin. Ky vendim është mirëpritur shumë nga sektori të turizmit, pasi siç shprehet Mato, taksa doganore frenonte ardhjen e pushuesve të huaj.
“Një vit më parë, numri më i madh i turistëve të huaj ishin nga Maqedonia, sivjet parashikohet të vijnë nga Greqia, për shkak të krizës ekonomike, pasi çmimet janë shumë të arsyeshme, krahasuar me fqinjet”, thotë Mato.
Gjergji Mano, nënprefekt i Sarandës dhe Delvinës, thotë se gjatë këtij muaj Task-Force ka ushtruar kontrolle të imta në të gjitha hotelet për të vëzhguar nga afër përmirësimin e infrastrukturës së brëndshme.
“Çdo pushues duhet të ndihet i sigurtë në Sarandë, se jeta e tyre është më e shtrenjtë se fitimi momental”, pohon Mano, që tregon se dy vjet më parë një pushuese nga Gjirokastra, nënë e tre fëmijëve, humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike për shkak të infrastrukturës së dobët.
“Kemi mësuar shumë nga ajo fatkeqësi, ndaj Task-Force nuk toleron asnjë operator që të zhvillojë aktivitetin fitimprurës pa garantuar më parë jetën e çdo pushuesi”, siguron Mano.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s