Basha: “Lazarati po i çon një mesazh të fortë ndërkombëtarëve, se këtu gjërat mund të ndryshojnë”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ka një bashkëpunim të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, autoriteteve vendore dhe ç’është më e rëndësishme, me banorët e Lazaratit, për luftën ndaj bimëve narkotike.

Kështu deklaroi të hënën, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë takimit që zhvilloi me banorët e fshatit Lazarat, të cilët e falenderoi për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit gjatë javës së fundit për kontrollin e të gjithë territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Basha theksoi se “ne arritëm gjatë kësaj periudhe të kontrollonim në mënyrë të bindëse dhe me transparente para partnerëve tanë ndërkombëtarë”.
“Lazarati po i çon një mesazh të fortë ndërkombëtarëve, se këtu gjërat mund të ndryshojnë”, tha  Basha.
Gjatë takimit me banorët e fshatit Lazarat, ministri Basha, shtoi se lufta për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike pas fazës së parë të ndërgjegjësimit, po vijon me sukses në fazën e kontrollit dhe evidentimit të këtij fenomeninë në të gjithë territorin.
Duke vlerësuar bashkëpunimin me komunitetin e Lazaratit, Basha nënvizoi se kjo merre një rëndësi të jashtëzakonshme në prag të lëvizjes së lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë.
“Këtë praktikë që kemi filluar gjatë këtij vitit, do ta intensifikojmë në javët e ardhshme, në mënyrë që vitit 2010 të jetë periudha e kthesës së madhe, jo vetëm për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, por për t’i hapur rrugë një koncepti plot me shpresë dhe me besim tek e ardhshme”, theksoi ministri Basha.
Në takimin e zhvilluar në Lazarat, së bashku me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, ishin të pranishëm edhe deputeti i Qarkut Gjirokastër,  Genc Ruli, përfaqësues të misionit PAMECA dhe përfaqësues të organeve të qeverisjes vendore.
Lazarati është emër shumë i njohur në Shqipëri, shpesh i anatemuar padrejtësisht, ose politikisht. Gjatë diktaturës njihej si fshat ballist, në demokraci si bastion i Partisë Demokratike dhe vitet e fundit si qendër e kultivimit të lëndëve narkotike
Komuna e Lazaratit shtrihet në malin e Gjerë, rreth 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, ka një sipërfaqe prej 41 mijë hektarë, 700 familje me 5200 banorë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s