Reportazh / Gjirokastra: qyteti që po shpëton nga ndërtimet pa leje

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ndërtimet pa leje në qytetin e gurtë nuk u ndalën për 16 vjet, por Dejvid Mezini, drejtor i ALUIZNI për qarkun e Gjirokastrës, thotë se vitet e fundit ato ka pasur një rënie drastike.

“Mbrojtja e vlerave kombëtare është parësore për ALUIZNI-n dhe konstatoj që ky fenomen është zhdukur, sidomos në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës”, thotë Mezini.
Pesë vjet më parë, arkitekti Agron Doraci tha prerë në një konference shkencore se “në shtëpinë e të varurit, nuk përmendet litari”, duke nënkuptuar kolapasin e informalitetit që po shkaktojnë vetë gjirokastritët.
Sot mendon ndryshe. “Ligji po vepron dhe vlerat historike nuk kërcënohen më nga informaliteti i ndërtimeve”, shprehet Doraci.
“Vendosja e një statusi të qartë për zonën muzeale, po jep tashmë impak pozitiv për zhvillimin urban, ndërkohë që procesi i legalizimit ka ndikuar në standardet e jetesës, si për pronarët, edhe për komunitetit”, shton ai.
Spiro Nako, banorë i lagjes “Varosh”, inspektor i shëndetit publik që përfitoi nga ligji i legalizimit tregon se shtesa paleje, 30 metra katrorë, u përshtat qysh në fillim me arkitekturën e banesës karakteristike.
“Ndihem me fat. Sot do të ishte e pamundur të bëja një investim të tillë, pasi do të vepronte ligji,” mendon Nako, duke shtuar se vetëm 10 nga 130 vetdeklarimet nuk përfituan legalizimin.
Dejvi Mezini, thekson se prefektura e Gjirokastrës po ndahet përfundimisht nga informaliteti, që ka mbizotëruar pas tranzicionin politik.
“Përfundimi i procesit të legalizimit do të japi mundësi banorëve që kapitali i tyre të përdoret në dobi të zhvillimin ekonomik, urban dhe turistik në jug të vendit”, siguron ai.
Mezini pohon se ALUIZNI nuk ka shqyrtuar asnjë objekt pa leje ndërtuar pranë monumenteve të kulturës. Për të, ky problem është një çështje e mbyllur.
Sipas tij, në tre rrethet e qarkut të Gjirokastrës janë vetdekalarur gjithsej 2134 ndërtime paleje, 460 në Përmet, 474 në Tepelenë dhe 1200 në Gjirokastër.
“Në jug të vendit ekziston vetëm një zonë informale në komunën e Lazaratit, 3 kilometra larg Gjirokastrës, ku ka 164 objekte, me një sipërfaqe prej 75 hektarë”, thotë Mezini, duke theksuar se shumë shpejt pritet legalizimi, ndërsa më problematik paraqitet Tepelena me 120 objekte paleje.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s