Reportazh / Shija që merr në Antigone

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – E ndodhur për vizitë te njerëzit e saj, Ermira Sula, 28 vjeç, nga Elbasani, shijoi brenda një dite shumë nga gatimet tradicionale të Antigoneas, rreth 5 km larg nga Gjirokastra, të ekspozuara në panairin e kulinarisë, i pari në historinë e kësaj komune.

“U ndodha rastësisht, megjithatë ndihem e kënaqur që shijova gatimet e jugut”, pohon Sula, nënë e dy vajzave të vogla, duke shtuar se të gjitha produktet ishin me shijshme dhe cilësore.
Ajo thotë se provoi pak nga të gjitha, duke filluar nga keku, byreku, mishi i pjekur, djathi deri tek mjalti.
Delo Serjani, 67 vjeç, mësues në pension dhe bletërritës, 1 nga 20 pjesëmarrësit në panair e sotëm, thotë se zona e Antigonesë shquhet për gatimet, por edhe për historinë e saj shumëshekullore.
“Këtu rriten të shëndetëshme bagëtitë dhe bletët. Prodhimet janë të mbara dhe tregu i sigurtë”, thotë Serjani.
Antigonea është fshati ku fermerët sigurojnë të ardhura të kënaqshme, mendon ai.
Bletët, për mësuesin në pension, janë gjithçka dhe ai i njeh mirë qysh nga fëmijëra.
“Bletët po si mbajte, nuk të mbajnë”, thotë Serjani, duke shtuar se mjalti i Antigones është i shëndetëshëm dhe shërues.
“Ky është një profesion i lirë, sa edhe komunizmi nuk e ndali dot”, kujton Serjani.
Adriatik Danaj, 57 vjeç, baxhoxhi, nga fshati “Asim Zeneli”, tregon se panairi ishte marketingu më i mirë që ju bë prodhimeve të tij.
“Gjithçka është bio, kjo falë natyrës që të ofron Antigonea”, pohon Danaj.
Sipas tij, lënda e parë sigurohet lehtësisht nga banorët e zonës, ndërsa prodhimi avullon, e blejnë me shpejtësi tregëtarët e Tiranës.
“Deri tani kam prodhuar afërsisht 10 kv djathtë, pa përjashtuar nënproduktet e qumështit, si gjalpi dhe gjiza”, shprehet Danaj.
Danaj mendon se këto prodhime të pastërta u kanë dhënë mundësi amvisave të përgatisin ushqime me shije.
“Mishi shijohet në mal dhe jo në det”, thotë Danaj, duke nënkuptuar se gatimet e zonës janë të gjitha natyrore.
Ylli Muho, kryekomunari i Antigonesë prej 8 vjetësh, pohon se panairi synon promovimin e vlerave karakteristike të zonës.
“Blegtoria dhe arti i kulinarisë është trashëgimi nga të parët tanë. Tashmë, turistët vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të njihem me këto vlera”, thotë Muho.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s