Antigone: Të rinjtë nga Saranda, më të mirët e “riteve pagane”

Nga Telnis Skuqi
ANTIGONE – Grupi i të rinjve nga gjimnazi “Antoni Athanas” i Sarandës fitoi çmimin e parë të edicionit të katërt të festivalit “Rite pagane dhe lojna popullore”, që u organizua përgjatë ditës së sotme në Parkun Kombëtar Arekologjik të Antigonesë (ZAKPAA), rreth 13 kilometra larg qytetit jugor të Gjirokastrës.

Gjimnazistët sarandiotë spikatën mes 15 grupeve nga katër qarqe të vendit që paraqitën vlerat më të mira të lashtësisë të qyteteve dhe komunave, nëpërmjet riteve të inskenuara, veshjeve të lashtësisë, lojnave popullore, pantomimave, këngëvë të vjetra, vizatimeve, krijimeve të mirëfillta artistike dhe artizanale me motive pagane.
Të rinjtë nga Saranda konkurruan me ritin pagan të lindjes së jetës në tokë, e përhapur në forma të ndryshme në kohët antike.“Riti pagan u ndërtua mbi bazën e legjendës së Mitrës dhe ajo u interpretua me mjaft mjeshtëri nga 8 të rinj”, pohoi Luan Sejdi, specialist i trashëgimisë kulturore pranë bashkisë së Sarandës,
Juria vlerësoi me çmime të dyta grupin e Krrabës (Tiranë) dhe Gramshin, ndërsa me çmim të tretë grupin e Këlcyrës, Përmetit dhe Lunxhërisë.
Ëngjëllush Serjani, drejtori i ZAKPAA, tha se ky festival synon të evidentojë vlerat më përfaqësuese të lashtësisë, me ndikim të drejtëpërdrejtë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e tradicionale të zonave të ndryshme të vendit.
Antigonea antike, me sipërfaqe 92 hektarë, është themeluar në shekullin III para Krishtit nga Pirrua i Epirit dhe është shpallur “Monument Kulture” në vitin 1962, ndërsa në vitin 2006 u shpall Park Kombëtar Arkeologjik.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s