Gjirokastër: Starton Festivali Ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ka nisur mbrëmjen e sotme në kalanë e Gjirokastrës, edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve”, i organizuar nga shoqata “Argjiro”, nën kujdesin e deputetit të zonës, Genc Ruli.

Në natën e parë të këtij festivali, të prezantuar nga aktori Viktor Zhusti dhe Blerta Syla, sopranoja e njohur Eva Golemi, e shoqëruar nga kuarteti i harqeve të Akademisë së Arteve në Prishtinë “ARTUS”, interpretoi për publikun e pranishëm një ndërthurje të muzikës shqiptare me pjesë të famshme lirike nga repertori botëror, si “Njat’ zaman të asaj furie”, “Kur me vjen burri nga stani”, “Moj e bukura More”, “Divertimento nr.3” nga Mozart, “Canzone di Oscar” shkëputur nga opera “Balloja me maska” e Giuseppe Verdit, “O sole mio”, “Torna surriento”, etj.
Kryetarja e shoqatës “Argjiro”, njëherazi drejtoreshë e këtij festivali, Ilda Mara, u shpreh se në natën e dytë dhe të tretë të këtij festivali do të ngjiten në skenë grupi polifonik “Bilbilenjtë e Progonatit” (Shqipëri), Kuinteti Kamertal i Fizarmonikave (Kroaci), Grupi Polifonik i Himarës dhe Toni Kitanovski bashkë me Chekrezi Orchestra nga Maqedonia.
“Festivali ka synim shndërrimin në një traditë të përhershme për të ndihmuar rritjen e shkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë,Europës e më gjerë, në shërbim të vlerave kulturore, intelektuale, artistike, por edhe historike e njerëzore”, tha Mara.
Gjatë tre edicioneve të kaluar, në festivalin “Takimet muzikore të dy botëve” kanë intepretuar në kalanë e Gjirokastrës dhe artistë shqiptarë me famë botërore si Inva Mula, Tedi Papavrami etj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s