Gjirokastër: Përfundon edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar “Takimi muzikor mes dy botëve”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Nën tingujt e kitarës së Toni Kitanovskit, trombës daulles dhe trombonit nga “Chekrezi Orekstra” nga Maqedonia dhe muzikës tradicionale shqiptare nga grupi polifonik i Himarës, festivali ndërkombëtar “Takimi muzikor mes dy botëve” mbylli edicionin e katërt të tij, organizuar si çdo vit nga shoqata franko-shqiptare “Argjiro”.

Në natën e fundit publiku i pranishëm në mjediset e kalasë së Gjirokastrës pati mundësinë të shijojë këngët polifonike të krahinës së Himarës.
Harmonia e zërave në polifoni u përcollën tek spektatorët me përkushtimin e njohur të këtyre trevave ndaj foklorit.
“Ne duam vetëm të këndojmë të kërrejmë dufin” , tha udhëheqësi artistik, Kristo Çipa, vëllai i të madhit Lefter Çipa.
Ndërsa artisti me famë botërore Toni Kitanovski ka mrekulluar me tingujt jazz dhe  blues të shkrira në shprehinë rome të  tre instrumentistëve romë të ardhur nga Maqedonia.
Për gati 90 minuta kanë udhëtuar me tingujt muzikorë nga pjesë klasike franceze, në ritmet afrikane, në atdheun e jazz-it New Orleans, e kanë çuar publikun në dasmat tetovare, në martesat tradicionale turke e në energjinë dhe pasionin e popullit rom, me pjesë si “Tetovski” apo “Tobo”, “Blue Jeans Blues Richard”, “Chochec”, etj.
“Ishte një kënaqësi të luaja pjesë orkestrale në kështjellën shumëshekullore të qytetit të Gjirokastrës”, thotë Toni Kitanovski.
Ai tregon se kishte dëgjuar për kalanë e gurtë, por asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se muzika e tij do të gërshëtohej aq bukur në këtë monument të rrallë.
“Nëqoftëse organizatorët do të më ftonin përsëri, plotësimi i kërkesës së tyre do të ishte e menjëherëshme”, shton Kitanovski.
Presidentja dhe themeluese e shoqates shqiptaro-franceze “Argjiro”, Ilda Mara, tha pas festivalit, se qëllimi i këtij evenimenti ndërkombëtarë ishte bashkimi i dy rrymave muzikore, atë klasike me tradicionalen në një të vetëm, si dhe promovimit të qytetit të gurtë në arenën botërore.
“Dua të falenderoj publikun vendas, që kalanë e Gjirokastrës e shndërruan në epiqendrën rajonale të muzikës klasike e asaj kontemporane të bazuara në traditën popullore, që padyshim tërhoqi një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj”, pohon Mara.
Festivali Ndërkombëtar “Takimi muzikor mes dy botëve”, i cili u zhvillua për tre netë me radhë, u ideua nga shoqata “Argjiro” dhe u mbështet nga deputeti i Gjirokastrës, Genc Ruli.
Gjatë tre edicioneve të kaluar, në festivalin “Takimet muzikore të dy botëve” kanë intepretuar në kalanë e Gjirokastrës dhe artistë shqiptarë me famë botërore si Inva Mula, Tedi Papavrami etj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s