Portret / Viktor Zhusti, duke shëtitur mes legjendave të Gjirokastrës

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ende pa mbushur 26 vjeç, i sapo diplomuar në Liceun Artistik në Tiranë, djaloshi sy kaltër, ngjitej në skenën gjymërrethore për pesë ditë ku prezantoi të parin Festival Folklorik Kombëtar që organizohej në Gjirokastër, në qytetin e tij të fëmijërisë.

Pas 42 vjetësh, aktori i njohur shqiptar, Viktor Zhusti, u rikthye në skenën e ngritur nën harqet e gurtë të kalasë së Gjirokastrës së bashku me partneren nga Kosova, Blerta Syla, për të prezantuar Edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar “Takime muzikore të dy botëve”.
“Zakonisht ofertat për punë mendohen gjatë, por kur kryetarja e shoqatës “Argjiro”, Ilda Mara, më kërkoi të prezantoja këtë Festival ndërkombëtar vendosa në çast”, tregon Zhusti, 68 vjeç.
Zhusti thotë me sinqeritet se në fëmijëri nuk ka lënë gurë dhe sokake pa shkelur.
“Regjisori i ndjerë Prokom Mima, kërkonte një djalë  të prapë, për të intepretuar një rol në teatër dhe këtë e bëra unë”, pohon Zhusti.
Në moshën 14 vjeç, thotë Zhusti, u largova nga Gjirokastra për t’u kthyer pas 8 vjetësh, i diplomuar si artist.
“Atëherë u emërova drejtor i qendrës kulturore në Gjirokastrës ku qëndrova deri në vitin 1971, kur më emëruan pedagog në Akademinë e Artëve në Tiranë”, shpjegon Zhusti.
Ai nënvizon se gjatë periudhës së formimit si artist, qyteti i gurtë ka qenë pikë frymëzimi, por edhe reflektimi.
“Gjirokastra më krijoi si artist dhe i jam mirënjohës”, shprehet Zhusti, duke shtuar se ky qytet shëtit mes legjendave.
Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet.
“Kam luajtur shumë role dhe isha një nga aktorët më të kërkuar në kohën e Kinostudios Shqipëria e Re”, pohon Zhusti.
Ai përmend disa nga interpretimet e tij, si “Nëntori i dytë”, ku intepretonte Luigj Gurakuqin, “Taulanti kërkon një motër”, në rolin e babait, komedinë “Shi në Plazh”, ku luante rolin e Albertit etj.
Nostalgjisë për qytetin e gurtë, Zhusti nuk mund t‘i shmanget.
Ai thotë se qyteti i gurtë, ku jetoj me shumë pasion fëmijërinë ka ndryshuar rrënjësisht.
“Aktualisht po shikoj një qytet që po ndryshon dhe banorëve po i rikthehet krenaria”, shprehet Zhusti.
Sipas tij, kalaja, e ndërtuar në vitin 1817, nga gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës, ofron një pamje mesjetare, krejt të veçantë për vizitorët vendas dhe të huaj.
“Kjo kështjellë po ushqen Gjirokastrën”, mendon Zhusti, duke theksuar se disa vite më parë, kur artisti erdhi në vendlindje për të martuar djalin e tij, qyteti ofronte vetëm pamje të zymta.
“Shumë shtëpi karakteristike janë rimëkëmbur, madje edhe kalaja vitet e fundit po preferohet shumë nga skenaristët”, shprehet Zhusti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s