Reportazh / Gjirokastër, aty ku biznesi i vogël paguan taksë të madhe

PAMJE NGA QYTETI I GJIROKASTRES

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Shitësi i gazetave në lagjen time ishte revoltuar sot dhe nxitoi ta reflektonte sapo i thashë “mirëmëngjes!”.

“Çfarë mirëmëngjesi. Bashkia e Gjirokastrës e ka rritur rreth 30 mijë lekë të vjetra më shumë se sa vitin e kaluar taksën vendore”, u përgjigj Ermir Duro.
“Këto janë taksat vendore”, shprehet me ironi djaloshi, teksa nxjerrë faturën e pagesës.
Për fat të mirë, shitësi i gazetave i kishte ruajtur si sytë e ballit edhe faturën e vitit të kaluar.
“Ja shiko sa është rritur sivjet taksa vendore. Vitin e kaluar kam paguar 37 mijë lekë të reja për gjithë vitin, sivjet detyrime im është 40 mijë lekë të reja”, pohon Duro, duke nënvizuar se, 30 mijë lekë të vjetra janë shtuar tek taksa e pastrimit.
Sokol Karaulli, pronari i një dyqani të vogël në lagjen “18 shtatori”, pranë pallatit të sportit, ka vendosur ta mbyll biznesin nëqoftëse punonjësit e tatim-taksave në bashkinë e Gjirokastrës nuk do të rishikojnë edhe njëherë detyrimet tatimore ndaj njësisë vendore.
Administratori i biznesit të vogël, i cili nga mëngjesit deri në darkë tregëton vetëm kafe për klientët, që në shumicën e rasteve vijnë vetëm për të luajtur shah, mesi arrin të nxjerrë 1500 lekë të reja xhiro.
“Çdo mëngjes punën e filloi me minus shtatëqind lekë të reja dhe sikur të mos më mjaftonte kjo tashmë jam i detyruar të paguaj 100 mijë lekë të vjetra më shumë se vitin e kaluar”, shprehet Karaulli.
Duke ju referuar burimeve zyrtare nga zyra e tatim-taksave në bashkinë e qytetit, subjektet e vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre fitimprurës në zonën e poshtme të qytetit, do të paguajnë rreth rreth 100 mijë lekë të vjetra më shumë se subjektet e vogla që ushtrojnë të njëtën gjë në zonë muzeale.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm se subjektet e vogla që shtrihet në pjesën e poshtme të qytetit janë ndotësit më të madh”, shprehet Gëzim Muho, përgjegjësi i zyrës së tatim-taksave në njësinë vendore.
Ndërkohë, administratori i biznesit të vogël, Sokol Karaulli, është kundër rritjes së taksës së pastrimit, pasi, sipas tij, ky detyrim nuk e justifikon aspak punën e bashkisë, por edhe rritjen e taksës së pastrimit.
“Rritja e taksës së pastrimit është abuziv, pasi sektori i pastrimit nuk është privatizuar, po kështu numri i punonjësve nuk është rritur”, të shpjegon Karraulli, banorë i vjetër i qytetit të Gjirokastrës.
Gëzim Muho, e pranon një fakt të tillë, por pavarësisht se nuk dëshiron të bëj publike shifrën e të ardhurave gjatë vitit të kaluar, për shkak të procesit të bilancit, ai shprehet se: “Ka ardhur koha që të gjitha bizneset e vogla të vendosin kasën regjistruese, pasi kjo do të bëj të mundur shmangien e abuzimeve”.
“Dy gjëra janë të sigurta në këtë botë, vdekja dhe taksat”mendon Muho.
Sipas tij, vendosja e kasave regjistruese në çdo subjekt fitimprurës do të bëj të mundur klasifikimin e këtyre biznesve, si dhe do të mundësojë pagesën reale të taksës vendore.
“Marrëdhëniet klient-biznes janë ndërtuar në mënyrë informale, pasi klienti paguan taksë për çdo mall që ai konsumon dhe pronarët e subjekteve të vogla fshehin xhiron e ditës, gjë që do të thotë se shmangës taksat”, të shpjegon Muho.
“Është e vërtetë që taksa e pastrimit është rritur me 30 përqind, por kjo nuk do të thotë se asnjë biznes fitimprurës nuk e do qytetin e pastërt”, përfundon ai.
Rreth tre vjet më parë, në kuadër të decetralizimit të pushtetit vendorë, anëtarët e Këshillit të Ministrave vendosën të kalonin disa kompentenca ligjore, një ndër to ishte edhe administrimi i të ardhura nga biznesi i vogël, gjë që do të sillte lehtësira për njësitë vendore. Kjo politikë ndaj biznesit dha rezultatet e vetë, si në grumbullimit e të adhurave financiare, ashtu edhe në rritjen e numrit të biznesve.
Në bashkinë e qytetit të Gjirokastrës, nga 750 biznese të vogla që paguanin detyrime tatimore në vitin 2005, tashmë janë regjistruar 1254 biznese vetëm në qytetin e gurtë, ndërkohë të ardhurat në arkën e bashkisë janë dyfishuar.

Shënim: Ky reportazh është vlerësuar nga Unioni i Gazetarë Shqiptarë me çmimn “Vanngjush Gambeta”, në vitin 2009, me motivacion: “Për raportimin më të mirë në shtypin e shkruar për çështjet ekonomike”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s